MENU
klinika

"Të gjithë do kenë mundësinë të jenë deputet i PS-së"

Asambleja/ Rama: Deputetët do vlerësohen në tre cikle! Përfshirë edhe mua!

09.10.2020 - 16:34

Rama ka zbuluar detaje se çfarë pritet të ndodh në Partinë Socialiste pas Asamblesë së Partisë.

“Ne do u japim më shumë në çdo aspekt, do u japim anëtarët e partisë të vlerësojnë të gjithë deputetët, në tre cikle, jo një herë, tre dhe të shohim që ne i dëgjojmë dhe çdo deputet të përpiqet të vlerësojë veten. Anëtarët e partisë do të më vlerësojnë mua, për të kuptuar që jemi të vetëdijshëm që duam të përmirësohemi. Do u japim të drejtën të gjithë ve që na thonë unë dua të bëhem deputet i PS, do u japim mundësi që të shprehin interesit të tyre për të qenë pjesë e skuadrës sonë në 25 prill dhe do të shkojmë përtej radhëve të PS sepse ka 100 mijë anëtarë, 800 mijë votues dhe kjo do të na ndihmojë që skuadra jonë të jetë një kombinim i eksperiencës dhe i pasionit të forcave të brendshme dhe kështu ne me njerëzit të mos kemi vetëm raportin e punës, as vetë, raportin e komunikimit të të vërtetave, por edh enjë urë të re të vullnetit të mirë për të qenë së bashki, ne s’kemi parti për të bërë aleat. askush nuk i plotëson kushtet për të qenë aleat i ynë, koalicioni ynë është me njerëzit dhe së bashku ne do t’i lëmë mbrapa më shumë se asnjëherë tjetër të gjithë forcat që duan të na tërheqin neve mbrapsht dhe duan të na mbajnë peng”, tha Rama.

Më tej, kryeministri u ka kthyer një përgjigje të gjitha akuzave të ardhura nga kampi opozitar se gjatë qeverisjes së tij, vendi është shpopulluar. Edhe në këtë rast, Rama i është përgjigjur duke ironizuar kundërshtarët e tij.

“Është nga EUROSTAT, shikoni sa njerëz kanë ikur në 2008, janë të regjistruar në librat e EUROSTAT. 2008-2010 ka qenë momenti i ikjeve të mëdha. 49790 janë kthyer. Të rinjtë që janë në gjendje pune, ikin një pjesë, ka dhe nga ata që kthehen, por së pari a është kjo një tendencë shqiptare apo rajonale dhe e të gjithë vendeve ish- komuniste ku ka qytete të tëra të vdekura, që nga Lituania në Bullgari dhe kush është zgjidhja? A ka një zgjidhje me një të rënë të lapsit apo ziles dhe për më tepër a është ardhja e Ilirit, Saliut, Lulit dhe Moniës që do kthejë mbrapsht shqiptarët. Është studiuar dh e argumentuar që edhe një dekadë tjetër trendi është ky që më shumë do ikin se do të vijnë. Që ekuilibri të jetë më i qëndrueshëm kërkon që ne kur punojmë sot, të mendojmë edhe për nesër. Që kur bëjmë reformat sot, të mos i lëmë njerëzit që të mos paguajnë se do humbasin vota, se ashtu jo vetëm nuk fitojmë vota, por humbasin Shqipërinë dhe në këtë pikë ne jemi dallimi me ta. A ka njeri që beson se LSI mund të pajtohet me një shtet ku është pjesë e pushteti dhe ku funksionon merita, përvec të qenurit anëtar i LSI? Nuk ka dhe kush e mendon këtë ka një problem. Ne na duhet që më shumë se asnjëherë tjetër, kjo fazë dhe këto zgjedhje janë një betejë jo me ata që kemi mbrapa, por me shqetësimet e thella të njerëzve. Cili qytet është ai që ishte përpara se ne të merrnin detyrën. Ndryshimi nuk është i atillë te jeta e përditshme e njerëzve sa të krijojë qetësi dhe siguri, përkundrazi kur njerëzit mendonin sot për sot”, tha Rama.

Në Asamble, Rama ka paraqitur shtyllat kryesore të planit socialist. Ndër to, ka veçuar digjitalizimin, duke thënë se vendi ynë që i pari në Ballkan për qeverisjen digjitale

“Tre shtyllat e planit shkojnë në harmoni me planin tonë, infrastruktura, transporti energjia, burimet natyrore dhe digjitalizimi. Sot ne jemi vendi i parë në Ballkan për qeverisjen digjitale., Kjo është e ardhmja. Nëse sot shumë zyra, punonjës kanë mentaliteti e të shkuarën, do kemi një shtet që s’do kenë nevojë ta dinë kush është drejtori apo drejtoresha, nuk do ketë më zyra pritje, gjithçka do të bëhet online. Jo pas 10 vitesh, po shumë pak vite, para se të mbarojë mandati i tretë. Nuk do keni mundësi që të paguani më rryshfete”, tha kreu i qeverisë.