MENU
klinika

Të vendoset Turqia...

Komuniteti azar i Karabakut: Franca të hiqet nga grupi i Minskut

09.10.2020 - 20:21

Tural Ganjaliyev, kreu i komunitetit azer në rajonin e Nagorno-Karabakut, tha sot se komuniteti dëshiron heqjen e Francës nga Grupi i Minskut i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSCE).

“Franca, e cila nuk ka asnjë lidhje me rajonin, ka zënë një vend si bashkëkryetare duke përfituar nga situata e dobët e Azerbajxhanit në atë kohë. Ne kërkojmë që Franca të largohet nga pozicioni i bashkëkryesuesit krah shteteve të tjera,” tha Ganjaliyev.

“Situata e bashkë-drejtuesve të Grupit të Minskut të OSCE-së duhet të rishikohet. Ne duam ta shohim Turqinë si një nga bashkëkryetarët e Grupit Minsk sepse Turqia është një vend që sjell stabilitet dhe mirëqenie. Franca, në anën tjetër, po bën që situata të rëndohet,” tha ai.

“Franca po shpif kundër Azerbajxhanit. Ata nuk i njohin të drejtat tona,” tha Ganjaliyev.

Ganjaliyev tha se ushtria azerbajxhanase i ka spastruar tokat e veta nga terroristët dhe forcat pushtuese në një operacion të suksesshëm.

“E vetmja gjë që duam është të kthehemi në tokat tona,” vazhdoi ai, duke shpjeguar se njerëzit nuk kanë qenë në gjendje të vizitojnë varret ose tokat e paraardhësve të tyre për 30 vjet.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave Sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Nago-Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht si i Azerbajxhanit.

Luftimet në rajon shpërthyen përsëri më 27 Shtator, kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile të Azerbajxhanit.

Grupi i Minskut, i bashkëkryesuar nga Franca, Rusia dhe SH.B.A., u formua në 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por pa rezultat.

Rezoluta të shumta të Kombeve të Bashkuara, si dhe shumë organizata ndërkombëtare, kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese.

F.H.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN