MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta dallojmë urtikarinë?

10.10.2020 - 12:38

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si ta dallojmë urtikarinë?

Mjeku: Urtikaria shfaqet me disa ënjtje ( papula) në lëkurën e trungut, fytyrës, anësive. Ato kanë ngjyrë rozë të ndezur dhe kruhen shumë. Madhësia e tyre varion nga 2-3 mm deri në 2-3 cm, ose edhe më shumë. Duke u bashkuar njëra me tjetrën i japin lëkurës pamjen në formë hartash. Lëkura ngjan si e djegur me hithër.

Urtikaria është një inflamacion i lëkurës, si përgjigje ndaj një diçkaje të huaj që kontakton me organizmin.

Pra, kjo është shenjë e aktivizimit të sistemit imunitar si pasojë e një alergjie. Megjithatë ajo mund të konsiderohet edhe si shenjë e aktivizimit të sistemit imunitar ndaj një infeksioni apo sëmundje.
Dmth ajo është simptomë që shpreh disa lloje çrregullimesh në organizëm. Në vetvete nuk është sëmundje. Zgjat 2-3 ditë duke u qetësuar me ilaçe të thjeshta antialergjike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.