MENU
klinika

Nga The Guardian

A mundet gazetaria të ndryshojë mjedisin?

10.10.2020 - 16:09

“A do të bëjë kjo histori një ndryshim?”

Kjo është një pyetje që gazetarët i bëjnë vetes gjatë gjithë kohës. Përgjigja është rrallë e qartë. Por ka pasur një numër rastesh gjatë viteve të fundit ku artikujt e lajme kanë bërë bujë të madhe.

Media është si një pjesë e një sistemi nervor shoqëror, e cila paralajmëron publikun për rrezikun e largët. Njejtë si neurotransmetuesit i thonë trurit se po i afrohen shumë nxehtësisë dhe mund të digjen. Lajmet shërbejmë si amplifikues që mundësojnë që zërat e dobët ose të largët të arrijnë një audiencë të gjerë Dhe, sigurisht, gjithashtu kanë një rol si vëzhgues, duke mbajtur përgjegjësi autoritetin politik.

Këto role, të transmetimit, amplifikimit dhe hetimit janë të gjithë elementë jetikë në çdo përgjigje efektive ndaj shkatërimit të mjedisit.

Toka është një pjesë e jashtëzakonshme e inxhinierisë evolucionare që është vetë-rregulluar për miliona vjet. Ajo po destabilizohet nga aktivitetet njerëzore. Shkencëtarët na thonë se nuk është vonë për ta rregulluar këtë, por duhet të fillojmë punën e riparimit urgjentisht, ndërkohë që gazetarët mund ta lehtësojnë këtë proces pune.

Kjo sepse mund të gjejnë gjithçka, madje dhe zgjidhje. Kriza e klimës, shembja e sistemeve natyrore të mbështetjes së jetës, rritja e sëmundjeve dhe ndotja e ajrit, ujit dhe tokës janë shpesh të dukshme fillimisht në rajone të largëta dhe komunitete të varfra, megjithëse shkaku dhe pasojat përfundimtare mund të gjenden tek më të pasurit dhe vendet më të populluara. Siç kemi mësuar me Covid-19, nëse problemet nuk identifikohet dhe trajtohet herët dhe në një nivel lokal, kostot shëndetësore dhe ekonomike mund të jenë të tmerrshme pasi ato më vonë përhapen dhe zgjerohen në të gjithë botën.

Kjo pavarësi e veçon atë nga shumica e organizatave të tjera mediatike, të cilat kanë një fokus më të ngushtë të brendshëm dhe ekonomik, ose e shohin rolin e tyre si argëtues për të shpërqendruar lexuesit.

Të mësuarit se si preken njerëzit, që të kuptojnë se duhet të luftojnë për një qëllim të madh. Pikërisht lajmet dhe gazetarët mund të ofrojnë ndryshimin e informacioneve. Kjo ka bërë një ndryshim.

Një shembull është revista britanike “The Guardian, e cila ka transmetuar çdo ngjarje të vështirë për mjedisin dhe aktivistët e mjedisit, duke bërë që vëmendja mediatike të jetë tepër e madhe. Mbulimi mediatik nuk i zgjidhi problemet e tyre, por i solli në qendër të vëmendjes.

Sigurisht, ka shumë faktorë të tjerë që janë të përfshirë në vendime të tilla. Një histori e vërtetë ndikon më shumë se sa numërimi i shikimeve të faqeve dhe shpërndarjeve të mediave sociale. Por është qartë se korporatat dhe qeveritë nuk do të shpenzojnë miliarda në fushatat e marrëdhënieve me publikun për të shmangur reklamimin negativ.

Ne gjithashtu e dimë që mund dhe duhet të bëhet edhe më shumë. Siç kanë theksuar Greta Thunberg dhe aktivistë të tjerë krizat e klimës dhe natyrës janë aq të ngutshme saqë ato duhet të jenë kryefjala e çdo faqe në internet të lajmeve dhe kanaleve televizive. Ka akoma histori të panumërta të patreguara dhe të pa-raportuara , sidomos për klimën. Shkencëtarët na tregojnë se bota duhet të përshpejtojë një transformim të sistemit të energjisë, transportit dhe ushqimit në një shkallë të shumë të madhe dhe kjo është më tepër alarmante se sa emocionuese.

Në momentin që asgjë nuk është si zakonisht , atherë as gazetaria nuk duhet të jetë e zakonshme.