MENU
klinika

Deklarata e epidemiologut amerikan

Ngjarja që “shpërtheu bomën” COVID në Shtëpinë e Bardhë

10.10.2020 - 18:25

Epidemiologu më i lartë amerikan, Dr. Anthony Fauci, një anëtar i ekipit të kontrollit të infeksionit COVID-19, tha se ishte e qartë se si kishte nisur “super-përhapja” e sëmundjes në Shtëpinë e Bardhë.

I pyetur në CBS News në lidhje me përhapjen e epidemisë në rezidencën e famshme të qeverisjes amerikane, ku dhe çifti presidencial u infektua, Dr. Fauci tha se “të dhënat flasin vetë”.

Ai foli në radio pasi Presidenti Trump tha se ishte shëruar dhe ishte në gjendje të kthehej në garën zgjedhore, më pak se një muaj para zgjedhjeve.

Kritikët thonë se Shtëpia e Bardhë shmang pyetjet në lidhje me shëndetin e Trump. Një korrespodent i Shtëpisë së Bardhë i CBS News, i kërkoi Dr. Faucit koment për këtë ngurrim, ku përfshihet dhe ai për të mbajtur maska ​​dhe distancë sociale si një masë paraprake kundër përhapjes së virusit.

“Të dhënat flasin vetë – ne patëm një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë ku filloi super-zgjerimi, ku njerëzit qëndruan pranë dhe nuk vunë maska,” tha ai. Ai gjithashtu vuri në dukje se ekspertët rekomanduan mbajtjen e maskës gjashtë muaj më parë.

Dhe ajo ngjarje në Shtëpinë e Bardhë qe nominimi nga Trump e gjyqtares Amy Coney Barrett për në Gjykatën e Lartë, e cila ishte aty së bashku me familjen e saj. Me shumë gjasë, pikërisht aty ka qenë dhe vatra kryesore e një transmetimi lokal të infeksionit pasi shumë pjesëmarrës në test ishin pozitivë më pas.