MENU
klinika

Kriteret që duhen plotësuar!

3 programe të reja punësimi/ Si do të përfitohet prej tyre?

10.10.2020 - 18:35

Për të reduktuar shifrat e papunësisë që prodhoi pandemia COVID-19, qeveria ka vënë në dispozicion tre programe të reja punësimi, 4, 8 dhe 12 mujore më qëllim nxitjen e bizneseve që të marrin staf të ri me kosto të reduktuara.

Qeveria merr përsipër subvencionimin e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore në masën 100 për qind për të gjithë periudhën e kohëzgjatjes për të tre programet, ndërsa ofron edhe pagën minimale për dy programet e para.

  • Por si mund të përfitojnë bizneset nga kjo mundësi?

Aplikimi i tyre bëhet përmes portalit e-albania, duke u identifikuar si biznes. Subjektet zgjedhin shërbimin “Aplikim për regjistrim në programet e nxitjes së punësimi, kategorinë „Aplikim i ri”; Përzgjedhin tipologjinë e programit të nxitjes së punësimit; – Plotësojnë fushat e nevojshme të kërkuara në formular; ku njihen edhe me kriteret e përfitimit. Zyrat e Punësimit shqyrtojnë aplikimin, dhe në rastin kur është pranuar, i dërgojnë aplikantit detajet në lidhje me procedurat e mëtejshme që ai duhet të ndjekë.

Aplikantët duhet të paraqesin dokument justifikues për rastet e detyrimeve tatimore që i kanë lidhur marrëveshjet përkatëse për shlyerjen e këtyre detyrimeve dhe janë të rregullta në shlyerjen e tyre; kanë shlyer detyrimet, por kanë ende pa paguar gjoba; kanë shlyer detyrimet ose kanë vendosur garanci bankare për shumën e plotë të detyrimit, dhe janë në proces të apelimit administrativ e në procese gjyqësore me organet tatimore.