MENU
klinika

"...e rëndësishme për integrimin"

Kufiri detar/ Ministri i Jashtëm grek: Të kapim sërish filllin e bisedimeve

11.10.2020 - 14:14

Ministri i Jashtëm në detyrë i Greqisë, Nikos Dendias, ka komentuar ecurinë e bisedimeve me Shqipërinë, lidhur me çështjen e kufirit detar. Në një intervistë për mediat greke, kryediplomati grek ka deklaruar se dëshiron që të zgjidhen sa më shpejt çështjet e prapambetura me Shqipërinë.

Mes të tjerash, ministri Dendias ka theksuar se me Shqipërinë ishte nënshkruar marrëveshja e vitit 2009, por që sipas tij, nuk pati zhvillim për arsye të panjohura.

“Është zgjedhje e Greqisë përcaktimi i shefit kontinental dhe ZEE të bazohet në të drejtën ndërkombëtare, me të gjitha vendet fqinj. Kështu dëshirojmë edhe me Shqipërinë të zgjidhim këtë çështje të prapambetur sa më shpejt të jetë e mundur. Siç deklarova pak kohë më parë në Parlament, në debatin për ratifikimin e marrëveshjeve të demarkacionit detar me Italinë dhe Egjiptin, shpresoj që hapi tjetër të jetë nënshkrimi i një marrëveshje me Shqipërinë. Më lejoni t’ju kujtoj se ne kishim nënshkruar një marrëveshje në 2009, por që nuk pati zhvillim për arsyet e njohura.

Shpresoj që së shpejti të mundemi të rikapim sërish fillin e bisedimeve përkatëse dhe të arrijmë në rezultate të kënaqshme për të dy palët. Është e rëndësishme, në kontekstin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe duke marrë parasysh perspektivën evropiane të vendit tonë fqinj, të mbyllen të gjitha çështjet e hapura, pasi kjo automatikisht do të drejtojë në një azhurnim të marrëdhënieve tona dypalëshe dhe do të jetë në të mirën e të gjithëve”, ka thënë ministri grek.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipërisë t'i dërgohet mesazhi i qartë

“Duam 12 miljet në det”

"Ndoqëm zhvillimet në parlamenin grek, është një e drejtë që buron nga konventa ndërkombëtare"

“Greqia do të zgjerojë kufirin detar”, reagon MEPJ

"Një gjë është e sigurtë dhe nuk e luan as topi…"

“Falje deti grekut?” Rama reagon sërish

Interpol nxjerr prapaskenat e rënda të efekteve të COVID-19 në Shqipëri

“Pritet rritje e prodhimit të kanabisit, korridoret e trafikut dhe qarkullimi i parave”


Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!