MENU
klinika

Shumë prej tyre janë shpërngulur...

Armenët sërish të frikësuar për të ardhmen e tyre në Turqi

11.10.2020 - 21:29

Konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë ka vënë në rrezik marrëdhëniet e lëkundura mes Rusisë dhe Turqisë pasi kjo e fundit ka dërguar merecenarë të luftojnë krah azerbajxahnasve.

Edhe pse këto pretendime janë hedhur poshtë nga pala turke dhe nuk janë thënë kurrë publikisht nga Putin sërish ka zëra se Turqia ka investuar në armë e ushtri.

Por gjithashtu ndërhyrja e Turqisë në rajonin e Nagorno-Karabakhut e ka kthyer përsëri vëmendjen në marrëdhëniet e saj të komplikuara, dhe ndonjëherë të dhunshme me komunitetin armen të cilët në vitet 1915-1917  i janë nënshtruar një genocidi të dhunshëm nga pala turke.

Gjatë Perandorisë Osmane, Turqia e sotme ishte shtëpia e një bashkësie të lulëzuar etnike armene.

Por ndërsa perandoria filloi të rrëzohej gjatë Luftës së Parë Botërore, autoritetet osmane ishin përgjegjëse për vrasjen e 1.5 milionë armenëve, një vrasje masive që edhe sot ka lënë plagë në popullatë.

Sot, ka ende rreth 35.000 dhe 70.000 armenë që jetojnë në Turqi, kryesisht të vendosur në Stamboll, ku ata vazhdojnë të përfaqësojnë një pjesë të trashëgimisë multikulturore të qytetit.

Gazetari, Aris Nalci ka rrëfyer se bashkësia armene edhe një herë ndihet nën kërcënim prej palës turke veçanërisht pas mbështetjes që po i jep Azerbajxhanit në këtë betejë.

“Shumica e armenëve tashmë ishin të gatshëm dhe po mendonin të shkonin jashtë vendit. Tani ata janë edhe më të etur për t’u larguar,” tha Nalci.

Ndërsa disa familje ishin larguar për në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Lufta në epokën dixhitale ka parë gjithnjë e më shumë konflikte të përshkallëzohen në internet dhe përplasjet e Nagorno-Karabakut janë shoqëruar nga një valë e gjuhës së urrejtjes ndaj armenëve në mediat sociale turke.

Pasi intervistoi një armen, Nalci tha se ai mori qindra mesazhe kërcënuese.

Por ndërsa mediumi mund të jetë i ri, dinamika që nxit tensionet etnike mbetet kryesisht e njëjtë.

“Ata që nxisin urrejtje mes njerëzve përfitojnë nga nacionalizmi,” tha ai dhe në Turqi një politikë e tillë mund t’ju ofrojë “1-2 përqind të votave”.

Turqia ka gjithnjë e më shumë ndikim në politikën e jashtme në vitet e fundit, një lëvizje që duket pjesë e kthesës gjithnjë e më nacionaliste të Partisë në Drejtësi dhe Zhvillimit (AKP).

Turqia si edhe përmendëm më sipër i ka dhënë mbështetje ushtarake Azerbajxhanit, një vend me të cilin ajo ndan lidhje të ngushta kulturore dhe që është kthyer prej kohësh në qendër bisedimesh mes nacionalistëve turq.

Por, megjithëse është e banuar nga armenët etnikë, Nagorno-Karabakh-u është një republikë me një strukturë të veçantë administrative.

Dhe Azerbajxhani, i mbështetur nga Turqia, në të vërtetë nuk është në luftë me Armeninë. Megjithatë, retorika azeriane dhe turke ka kaluar në paragjykimet e vjetra në lidhje me “luftën kundër armenëve”. “Kjo i bën njerëzit armiq, jo një shtet,” tha ai.

Ndërkohë, kostoja në jetë njerëzish e konfliktit vazhdon të jetë e lartë. Numri i vdekjeve besohet të jetë me mijëra, tha Nalci, dhe kjo për Armeninë, një vend me më pak se 3 milion banorë, është një goditje tjetër për një komunitet që tashmë ka pësuar një gjenocid.

Me një popullsi prej 10 milionë banorësh, Azerbajxhani po ashtu nuk është vend aq i madh, tha Nalci, dhe “nënat po përpiqen me çdo kusht të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në ushtri”.

Përkthyer dhe përshtatur nga dailynews/ F.H, konica.al