12.10.2020 - 07:12
Sekretarja e Gjykatës së Apelit në Gjirokastër është infektuar me koronavirus.
Për këtë arsye, edhe puna në këtë gjykatë është pezulluar, ndërsa i janë marrë tamponët edhe 7 punonjësve të tjerë, të cilët kanë qenë kontakte të afërt me sekretaren.
Ditën e nesërme pritet të bëhet edhe dezinfektimi i ambienteve të kësaj gjykate, ndërkohë që Gjirokastra regjistron 57 raste aktive.