Duke nisur nga e hëna e 12 tetorit, të gjithë personat që do të shkelin në territorin e Italisë do izolohen për 10 ditë.
Është ky vendimi i marrë nga Komiteti Tekniko-Shkencor i Italisë, që redukton në këtë mënyrë numrin e ditëve të karantinimit nga 14 ditë në 10 ditë.
Komiteti vendosi reduktimin e kohës së karantinimit nga 14 ditë në 10 ditë për persona pozitiv Covid 19, me simptoma apo pa simptoma. Në përfundim të kësaj periudhe ata duhet të kryejnë vetëm një tampon që të vërtetojë negativitetin për të dalë nga karantimi.
Po 10 ditë është vendosur koha e izolimit me besim për të afërmit e tyre që per momentin nuk kanë rezultuar të infektuar. Do të duhen 21 ditë izolim për personat që tamponi i kryer pas 10 ditësh karantinim është akoma pozitiv.