MENU
klinika

Ringjallet projekti italian i 1938

Tender 350 mln lekë për Thethin dhe Bogën

12.10.2020 - 13:04

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur tenderin për ndërhyrjen e integruar në përmirësimin e aksesit dhe atraksionit turistik në zonën e Alpeve Shqiptare. Tenderi ka fond limit 350 milion lekë dhe afati për dorëzimin e ofertave është 12 nëntor 2020.

Projekti prek më së shumti Thethin dhe Bogën por ndikon edhe në fshatrat e tjerë për faktin se parashikohet ndërtimi i urave dhe sinjalistika lidhëse.

Çati me Shikulla-Harta e Propozimeve

Lugina e Thethit si zone historike mjaft e vizituar nga turistet, paraqet nje nevoje per nderhyrje arkitektonike ne zone me qellim ruajtjen e identitetit te zones. Nje nder problematikat qe vihet re ne zone jane catite dhe mbulimi i tyre me elemente te ndryshem jashte kontekstit te zones .

Nderhyrja konstaton ne unifikimin e cative ne zone. Shikullat jane elemente qe nxirren nga druri i pishes qe sherbejne per mbulim dhe jane perdorur nga banoret e zones . Shikulla eshte nje tradite ndertimi ne zonen e Alpeve te Shqiperise, kryesisht ne luginen e Thethit dhe Valbones ndaj propozohet mbulimi i te gjitha objekteve me cati me shikulla.Nderhyrja konstaton ne mbulimin e 52 objekteve me cati ekzistuese jashte kontekstit.

Sheshi i Kronit të Bogës

Zona në studim e cila konsiston në rehabilitimin e Sheshit të Kronit të Fshatit Bogë i përket bashkisë se Malësisë së Madhe, pjesë e zonës së Alpeve të Shqipërisë dhe bën pjesë në njësinë administrative të Shkrelit. Kjo zonë në nivel rajonal përshkohet nga aksi kryesor që lidh fshatin turistik të Thethit me qytetin e Koplikut dhe Shkodrës.

Në aspektin e infrastrukturës së transportit kjo zonë paraqitet me një infrastrukturë rrugore e varfër, duke vështirësuar në mënyrë të ndjeshme aksesibilitetin. Pra, mungesa e infrastrukturës rrugore dhe aksesibiliteti i ulët, shfaqen si një shtysë për shpopullimin e zonë. Mungesa e infrastrukturës korrekte ndikon negativisht në zhvillimin e aktivitetit ekonomik të zonës, në ndërlidhjen më qendrat kryesore, në cilësinë dhe aksesibilitetin e shërbimeve, elementë të cilët shtynë popullatën rezidente të migroj drejt qendrave urbane të zhvilluara.

Në këtë Rajon kalojnë 3 akse rrugore të rëndësishme: Aksi rrugor Shkodër-Koplik-Razëm, Aksi Shkodër-Koplik-Vermosh dhe Aksi Shkodër-Koplik-Theth ku përgjatë këtij të fundit kalon edhe nëpër Luginën e Përroit të Thatë dhe në Fshatin Bogë. Distancat rrugore Shkodër-Bogë është 48 km dhe rreth 1 orë distancë kohore, ndërsa me Thethin kjo distancë shkon në 76 km dhe rreth 2 ore e 34 minuta distancë kohore. Në raport me pikat kufitare Fshati Bogë ka një distancë rreth 62 km dhe 1 orë e 20 minuta me pikën kufitare te Muriqanit si dhe 40 km dhe 50 minuta në raport me pikën kufitare te Hanit të Hotit. Duhet thënë se, në nivel lokal Fshati Bogë është mjaft mire I aksesuar, ndërsa në nivel rajonal ky akses është relativisht i dobët.

Me anë të këtij projekti parashikohet;

– Krijimi i qendrës së fshatit;

– Rikualifikim i qendrës rurale Bogë;

– Krijim sheshesh dhe lulishtesh në vendbanime;

– Evidentimi i godinës tipike karakteristike të fshatit;

– Ruajta dhe promovimi i objekteve me arkitekturë tradicionale, evidentim dhe katalogim;

– Nxitja e transformimit të godinave me arkitekturë tradicionale në struktura të hapura për publikun;

– Krijimi i strukturave informuese turistike për promovim dhe marketim në përputhje me karakteristikat e lokaliteteve dhe të zonave turistike natyrore;

– Dizenjimi i strukturave të qendrave informuese turistike me elementë arkitektonikë që identifikojnë unitetin e zonës së alpeve;

– Sigurimi I ambienteve për aktivitete kulturore, muze, biblioteka, librari, pika suveniresh, tregtim produktesh lokale, etj.;

– Mbjellje pemësh në zonat me erozion;

– Pajisja e lokalitetit me infrastrukturën e parkimit publik.

I gjithë koncepti i projekti të ri bazohet në tre kapituj kryesorë;

Ri konceptim i sheshit të Kronit të Bogës, në një logjikë moderne por bazuar në materialet/ elementet tradicionale ndërtimore.
Ri konceptim i projektit Italian të Kronit dhe Ujësjellësit (viti 1938), në të njëjtën logjikë por tani me një trajtim/ me një koncept të ri dhe bashkëkohor.
Unifikimi i zonës përreth sheshit, sërish bazuar dhe duke përdorur materialet ndërtimore autoktone.
Në projektin e ujësjellësit projektuar nga inxhinierët italian në vitin 1938, hasim “Kronin” në një trukturë një planëshe dhe hasim “Lugun”, aty ku lanin rrobat gratë e fshatit dhe pinte ujë bagëtia.

Në projektin e ri, gjejmë sërish të njëjtën logjikë “Kroni – Lugu” por në një atmosferë tjetër, në një koncept sa modern për nga forma, aq dhe tradicional për nga materiali.

Pamje projekti

Sheshi i Kronit të Bogës do të bëhet një pikë reference e rëndësishme për Fshatin e Bogës dhe gjithë Njësinë Administrative Shkrel, kjo dhe për shkak të vendndodhjes së saj strategjike. Ajo do të jetë hapësira e lirë për këmbësorë që do të funksionojë si një pikë takimi dhe zonë argetuese. Sheshi I Kronit e Bogës është konceptuar si një pikë aktive takimi që nxit ndërveprimin e qytetarëve, si një zonë në zhvillim e cila mund të përdoret çdo ditë si një vend grumbullimi.

Një auditor i vogël në natyrë mund të integrohet në dizajnin e peizazhit që do të përdoret si një zone pushimi për vendasit dhe turistët, në raste të veçanta, si një zonë për ngjarje publike si koncerte dhe festa por dhe aktivitete tregtare.

Rikonceptim i sheshit në fjalë, nga ku, gjejmë rreth 900m2 shtrim në pllaka guri, 115 m2 rrugë dekorative, 145m2 të shtruara në asfal për parkim (vend parkimi për 10 makina),

Rimodelim dhe përmirësim funksional i Kronit të Bogës. Zëvendësim i strukturës së vjetër të Kronit, me një strukturë të re, pjesë e kompozimit të gjithë sheshit të projektuar. Siç u shprehem dhe më lart, kompozimi i projektit të ri bazohet në skemën e projektit të vitit 1938 projektuar nga inxhinierë italian, pra një kompozim i cili përfshin Kronin dhe Lugun. Në rastin e projektit të ri, Lugun e gjejmë në formën e një “Ujëmbledhësi” të pozicionuar pothuajse në qendër të sheshit të projektuar, i cili së bashku me kronin përfaqësojnë elementin më të rëndësishëm kompozicional të projektit.

Përveç punimeve në aspektin vizual dhe struktural të Kronit dhe Ujëmbledhësit, në projekt përfshihen dhe punime përmirësimi të anës funksionale të tij. Si rrjedhojë lidhja e tubacionit të ri të ujësjellësit me tubacionin e vjetër do të bëhet në dalje të rezervuarit, me anë të një rakorderie përshtatëse. Kjo linjë do të jetë material PE me diametër nominal 63mm, dhe, do bashkohet në një pusetë komandimi, të re, të pozicionuar mbrapa kronit. Nga kjo pusetë komandimi do furnizohet kroni si dhe ujëmbledhësi në qendër të sheshit të projektuar. Secila dalje do komandohet me anë të saraçineskave të komandimit.

Boga eshte nje fshat turistik ne Veri te Shqiperise i cili i perket Bashkise Malise se Madhe .

Lugina e Boges ka nje lartesi mesatare rreth 1000 metra mbi nivelin e detit. Kjo Lugine qe pershkohet nga Perroni i Thate fillon ne Gryke te Lugjeve dhe perfundon ne Qaf Tethores me rreth 1700 m mbi nivelin e detit. Gjersia gjeografike eshte rreth 42 grad e 29 minuta. Boga si fshat “rrethohet” nga tre Male mjafte te larta ,si :

Mali i Livadhit me 2494 m lartesi , Mali i Rrabes me 2222 m lartesi ,dhe Mali i Bridashit me 2128 m lartesi (mbi nivelin e detit). Lartesit e ketyre maleve perhere jane te mbuluara me bore ,gje qe influencon ne freskin e mrekullueshme te Boges gjate muajve te Veres

Urat në Theth

Për zgjidhjen arkitektonike të urave është zgjedhur veshja me elementë të plotë druri me distance 10-15cm larg njëri-tjetrit dhe lartësi 100cm. Përdorimi i dërrasave me përmasa të tilla është bërë për të ruajtur raportin e vertikalitetit, që është vërejtur në gardhet e përdorura në zone

Ura e dytë do të ndërtohet në afërsi të Kullës së Ngujimit, aty ku terreni është i përshtatshëm për krijimin e hapësirës së dytë të parkimit. Duke qënë se ajo do të ketë të njëjtin funksion si ura e parë,

Ura do të jetë për kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve së bashku, kemi ruajtur të njëjtin trajtim si ura e parë. Izolimi i luginës së Thethit nga vetë natyra dhe vështirësia në arritshmëri ka bërë që zona të ruajë autenticitetin e saj dhe unitetin në mënyrën e trajtimit të shtëpive të banimit dhe rrethimeve të tyre (përjashtojmë këtu disa ndërhyrje të viteve të fundit të bëra nga banorët të cilat nuk janë në përputhje me karakterin e zonës). Prandaj zgjidhjet e të dyja urave janë menduar të njëjta për të ruajtur këtë unitet.

Propozimi për zgjidhje të ndryshme arkitektonike të urës së dytë do të qëndronte nëse kjo urë do të ishte vetëm në funksion të këmbësorëve. Por, qarkullimi i automjeteve në të është i nevojshëm. Së pari, për t’u lidhur me hapësirën e dytë të parkimit dhe së dyti për të vazhduar rrugëtimin në rajonin e Ndërlysaj e më tej.

Hapësira mes mbrojtjes lumore dhe rrugës kryesore do të shndërrohet në një park linear me aktivitete. Të gjitha këto hapësira rekreative, çlodhëse dhe grumbullimi do të lidhen përmes një kalim këmbesorësh prej druri i vendosur mbi zhavorr. Parku linear me vegjetacion të ri dhe ekzistues do të zëvendësojë lidhjen e dytë mes dy qendrave të interesit, sheshit multifunksional të shkollës dhe kishës.

Përgjatë kalimit të drurit dhe hapësirave të gjelbëruara, do të vendosen struktura druri, të inspiruara nga siluetat e shtëpive të Thethit, që do të përkufizojnë dhe vetë lëvizjen në park. Hapësira qëndrimi për të ndezur zjarre, pika ku mund të lexohet apo të përdoren për të marrë rreze gjatë verës do të gjejnë përsëri vend në këto pika qëndrimi në parkun e lumit. Mobilim urban lokal si stola druri dhe tavolina do të vendosen gjatë parkut. Këta elementë urbane mund të pozicionohen në park sipas nevojave të vizitorëve.

Transformimi i shkollës së Thethit

Ndërhyrjet e mëparshme që janë bërë ne objektin e shkollës nuk janë në përputhje me arkitekturën tipike të Thethit. Ndërhyrja e parë do të jetë në fasadën e shkollës, me qëllim ruajtjen e kodit të dizajnit të zonës. Çatia e llamarinës do të zëvendësohet me çati druri (pishe) me shikulla, e cila është karakteristikë e objekteve në zonë. Kangjellat e dritareve në katin përdhe do të hiqen. Gjithë d ritaret do të zëvendësohen me dritare dopio xham me kasë druri pishe të stazhonuar të trajtuar me insekticide dhe llak kundër lagështirës. Dera e shkollës dhe ambulancës do të jetë druri gjithashtu. Të katërt fasadat do të pastrohen nga vegjetacioni dhe suvatimi ekzistues dhe më pas do të suvatohen dhe bojatisen. Pllakata e emërtimit të shkollës dhe ambulancës do të jetë përsëri prej druri pishe të stazhonuar të trajtuar me insekticide dhe llak kundër lagështirës, me shkrimet e gdhendura me frezë dhe e fiksuar në mur me prixhoniera.

Sheshi i propozuar

Sheshi përpara shkollës do të funksionojë si një shesh multifunksional që do të mbledhë njerëzit dhe vizitorët në Theth. Një ndër funksionet që ai mund të marrë është reklamimi i produkteve vendase dhe punimeve tradicionale të Thethit gjatë periudhave të pikut turistik. Strukturat e drunjta (gazebot) të cilat janë propozuar gjatë Parkut të Lumit mund të montohen përkohësisht edhe në hapësirën përpara shkollës për të përmbushur funksionin e propozuar më sipër.