MENU
klinika

NGA GIDEON RACHMAN

Tre burra të fortë dhe lufta e tyre për Lindjen e Mesme

12.10.2020 - 17:40

Udhëheqësi rus, turk dhe saudit janë përfshirë në një luftë për pushtet dhe influencë…
Vladimir Putin, Rexhep Taip Erdogan dhe Mohammed bin Salman kanë shumë të përbashkëta mes tyre.

Udhëheqësit rusë, turq dhe sauditë janë nacionalistë me ambicie rajonale. Ata janë autokratë që kanë pushtet të centralizuar dhe kanë qenë të pamëshirshëm me opozitën e brendshme politike. Të gjithë e adhurojnë rrezikun pasi lumturohen kur përdorin forcën ushtarake.

Këta tre burra të fortë gjithashtu besojnë në diplomacinë e marrëdhënieve personale. Ashtu si mafiozët, ata mund të jenë miqtë më të mirë një ditë dhe armiqtë më të egër ditën tjetër.

Kjo ka rëndësi sepse interesat e tyre shpesh konfliktuale po nxisin konflikte në një territor të gjerë nga Lindja e Mesme në Afrikën Veriore dhe në Kaukaz.

Nëse rivalitetet e tyre dalin nga kontrolli, civilët do vuajnë. Marrëdhënia midis Putinit dhe Erdoganit është më e veçantë. Presidentët e Rusisë dhe Turqisë kanë mbështetur palët në konflikt në tre konflikte rajonale, Siri, Libi dhe tani në Nagorno-Karabak.

Disa herë, janë përplasur midis tyre. Turqit rrëzuan një aeroplan rus mbi Siri në 2015. Trupat turke u vranë në sulmet bombarduese në Siri, në fillim të këtij viti, nga forcat siriane të mbështetura nga Moska.

Megjithatë, udhëheqësit rusë dhe turq mbajnë një miqësi të kujdesshme.

Për inat të aleatëve të saj të NATO-s, Turqia zgjodhi të blinte raketa anti-ajrore S-400 nga Rusia. Kur Erdogan gati u përmbys në një përpjekje grushti shteti në 2016, Putin shpejt ofroi mbështetje, ndërsa SH.B.A.-ja heshti.

Arsyeja pse dy presidentët e kuptojnë instinktivisht njëri-tjetrin lidhet me arsyen se pse ata përplasen me njëri-tjetrin. Të dy janë autokratë anti-SH.B.A.-së, që kërkojnë të zgjerojnë ndikimin e tyre në vakumin e pushtetit të krijuar nga një rol i reduktuar i SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Ata janë të gatshëm të veprojnë, ndërsa BE rri pezull. Putin dhe Erdogan nuk janë të vetmit udhëheqës ambiciozë, të fortë që bëjnë thirrje për ndikim në zonën e përbashkët.

Një individ i tretë është Princi Mohammed bin Salman, princi i kurorës dhe udhëheqësi de facto i Arabisë Saudite, i cili është shumë më afër me Uashingtonin. Gatishmëria për të përdorur dhunë brenda dhe jashtë vendit i lidh të tre.

Putin aneksoi Krimenë në 2014, ndërhyri në Siri në 2015 dhe ka autorizuar një sërë aksionesh të errëta të shërbimeve te inteligjencës, përfshirë gjoja tentativën për vrasje të Alexei Navalny, kundërshtari i tij më i rrezikshëm i brendshëm politik.

Princi Mohammed ka filluar një luftë në Jemen, bllokoi Katarin dhe ka marrë përgjegjësinë si udhëheqës saudit për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në 2018-ën, megjithëse ai mohon përfshirjen e tij personale.

Erdogan ka dërguar trupat turke në Siri dhe Libi dhe po rrezikon një konflikt tjetër ushtarak në Mesdheun lindor me Greqinë ndërsa furnizon me mjete ushtarake dhe milicë, Azerbajxhanin, në luftën e tij me Armeninë.

Në Turqi presidenti turk izolon gjithnjë e më shumë kundërshtarë politikë, gazetarë dhe aktivistë të të drejtave qytetare.

Në një farë mase, këta tre udhëheqës janë të përfshirë në një luftë me shumë zero. Qeveria e Libisë e mbështetur nga Turqia po lufton rebelët sauditë dhe rusë.

Mbështetja e Turqisë për Katarin dhe Vëllazërinë Myslimane, dhe afërsia e saj me Iranin, zemëron Arabinë Saudite. Marrëdhënia saudite-ruse është më komplekse.

Udhëheqësit rusë dhe sauditë pësuan rënie në çmimet e naftës këtë vit. Në përgjithësi, megjithatë, të tre udhëheqësit kanë qenë në gjendje të menaxhojnë konfliktet e tyre.

Rusia dhe Turqia mund të jenë në anët e kundërta të luftës civile siriane por përparësitë e tyre më urgjente janë të përputhshme.

Për Erdogan, lufta po ndalon krijimin e një enklave të sigurt Kurde brenda Sirisë. Për Rusinë, po parandalon rënien e presidentit sirian Bashar al-Assad.

Pas dy javësh luftimesh, rusët ndërmjetësuan një armëpushim në konfliktin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë për Nagorno-Karabakun. Por paqja është e brishtë, tashmë ka raporte për luftime të reja dhe, ndërsa Turqia është me gjithë zemër pas Azerbajxhanit, Rusia ka një traktat mbrojtje me Armeninë.

Moska nuk ka gjasa të tolerojë zgjerimin afatgjatë të ndikimit turk në territorin e ish-Bashkimit Sovjetik.

Të tre udhëheqësit gjithashtu duhet të ruajnë një ekuilibër midis ndërhyrjes së huaj dhe stabilitetit të brendshëm.

Në kohën e aneksimit të Krimesë të Putin, rusët thanë me shaka se po përballeshin me një zgjedhje midis televizorit dhe frigoriferit.

Frigoriferi ishte bosh, por TV ishte plot me lajme për fitoret emocionuese ushtarake.

Popullariteti i Putinit u rrit pas suksesit të tij në Krime. Por, ndërsa ekonomia ka pësuar rënie dhe entuziazmi nacionalist është ulur, ai është përballur me pakënaqësi të reja, të drejtuara nga frigoriferi.

Erdogan përballet me një fenomen të ngjashëm. Aventurat ushtarake të Turqisë po forcojnë popullaritetin e tij në një kohë të vështirësive ekonomike.

Por luftërat e vogla jashtë shtetit përfundimisht mund të shihen si humbje burimesh, veçanërisht nëse fillojnë të shkojnë keq.

Princi Mohammed ka një version të së njëjtës dilemë. Vendimi i tij për të filluar një luftë në Jemen emocionoi shumë sauditë të rinj.

Por një fitore e shpejtë nuk është arritur ende dhe ekonomia saudite po vuan nga çmimet e ulëta të naftës.

Ndërsa ekonomitë e tyre luftojnë, të tre udhëheqësve u duhet më shumë se kurrë të demonstrojnë forcë jashtë shtetit.

Rreziku i përplasjeve mes tyre po rritet.

Përkthyer dhe përshtatur nga financial times/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN