MENU
klinika

Editorali javor nga The Economist

Më të fundit nga biznesi në botë

13.10.2020 - 09:23

 -Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN, kërkon nga qeveritë e vendeve të pasura të rrisin shpenzimet për investime. Sipas FMN raportet e investimeve publike ishin në rënie edhe para përhapjes së Covid-19. 

Kristalina Georgieva, drejtoresha menaxhuese e FMN-së, foli për rrugën e rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë duke e përshkruar si “një ngjitje e vështirë që do të jetë e gjatë, e pabarabartë dhe e pasigurt.”

  -Jerome Powell, kryetari i Rezervës Federale, përsëriti thirrjen për më shumë masa stimuluese fiskale. Ai foli për përpjekjen e politikës për të mbështetur ekonominë amerikane: “paketat finaanciare me buxhet të ulët nuk do të çojnë gjëkundi”. Presidenti Trump deklaroi se nuk do të ketë një paketë stimuluese deri pas zgjedhjeve. Punëdhënësit krijuan 661,000 vende pune në shtator, një numër shumë më i vogël krahasuar me katër muajt e mëparshëm

  -Krijohet aleanca e parë me profil ekonomik midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara. OurCrowd, një platformë investimesh me qendër në Jeruzalem, krijoi partneritet me një kompani të zhvillimit të biznesit mbështetur nga Al Naboodah Investments në Dubai. Ky bashkëpunim vjen menjëherë psas normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

  -Qeveria amerikane rrit vigjilencën ligjore karshi kompanive që synojnë të rrisin diversitetin e stafit. Microsoft dhe Wells Fargo, dy gjigandë  të teknologjisë, premtuan se do të dyfishonin numrin e punonjësve me ngjyrë. Pas premtimit kompanitë u kontaktuan nga Departamenti i Punës kohët e fundit dhe u pyetën nëse planet e tyre përputhen me ligjet që ndalojnë praktikat e punësimit bazuar në racë dhe ngjyrë.

-‘Lufta’ ligjore midis Google dhe Oracle nuk ka mbaruar. Kujtojmë se Oracle akuzoi Google se ripërdori në mënyrë të paligjshme pjesë të Java, një gjuhë programimi, në smartphone-et e saj Android. Google u kundërpërgjigj se një ripërdorim i tillë ka qenë praktikë e zakonshme e industrisë për dekada, dhe është jetike për ndërveprimin midis softuerit. Industria e teknologjisë duket se është në anën e Google. Pas vendimit të një gjykate në 2018, pro Oracle, pritet vendimi i Gjykatës së Lartë amerikane.

– Parashikohen telashe në të ardhmen për emrat e mëdha si Amazon, Apple, FaceBook dhe Google. Një komitet në Shtëpinë e Përfaqësuesve të Amerikës akuzoi këto kompani për shfrytëzimin e fuqisë së tyre monopole, duke i krahasuar me manjatët e naftës dhe hekurudhave në shekullin e 19-të dhe rekomandoi reforma gjithëpërfshirëse në ligjet e antitrustit.

– Parashikimi vjetor i Boeing është pesimist për industrinë e përgjithshme të hapësirës ajrore. Pritet një rënie prej 11% të kërkesës për aeroplanë komercialë gjatë dekadës së ardhshme, krahasuar me parashikimin e vitit të kaluar. Gjatë 20 viteve të ardhshme, parashikon që rritja e trafikut të pasagjerëve do të kthehet në nivelet para-pandemike prej 4% në vit.

-Që Walmart kërkon të shesë Asda, një zinxhir supermarketesh britanike që e bleu në 1999 dihet prej kohësh. Por duket se ka gjetur një blerës pas dy vitesh. Pronari i ri në marrëveshjen 6.8 miliardë funte (8.7 miliardë dollarë) është një konsorcium i udhëhequr nga Zuber dhe Mohsin Issa. Vëllezërit drejtojnë p.sh. Group, i cili operon stacione benzine dhe koncesione ushqimi në dhjetë vende dhe zotëron shumë privilegje të Kentucky Fried Chicken në Britani.

-Cineworld vendosi të kyç të gjitha kinematë e saj në Amerikë dhe Britani deri vitin e ardhshëm, pasi data e shfaqjes së “No Time To Die”, filmi tjetër i James Bond, u shty përsëri, deri në Prill.  Filmat të tjerë janë vonuar, disa kanë shkuar drejtpërdrejt në transmetim. Shumë industri besojnë se filmat e lavdishëm duhet të shihen së pari në kinema në mënyrë që të krijojnë zhurmë dhe rekorde fitimesh.

/Përkhtyer dhe përshtatur për Konica.al nga The Economist

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historitë e tmerrshme nga pavijonet me pacientë në prag të vdekjes

‘The Economist’: Trauma kolektive që po shkakton Covid