MENU
klinika

Ardhja e Kumbullës ngjiti 12 vende

Vlerat e kombëtareve, Shqipëria në vendin e 44-t

13.10.2020 - 13:20

Vlerat e futbollistëve ndryshojnë nga viti në vit, po ashtu edhe skuadrat luhaten nga blerjet apo largimet. Mirëpo edhe vlerat e ekipeve kombëtare ndryshojnë. Disa futbollistë mund të vlerësohen në kuota prej 100 milionë euro, referuar tregut të transferimeve.

Shifrat që “komandojnë” disa nga këto yje janë vërtet marramendëse dhe gjithashtu tregojnë cilësinë individuale brenda secilës skuadër kombëtare. Me ardhjen e Kumbullës, Kombëtarja shqiptare tani vlen 81.85 milionë euro dhe renditet e 44-ta në botë sa i përket vlerës së futbollistëve kuqezinj.

Një vit më parë Shqipëria renditej në vendin e 56-të, por me ardhjen e Kumbullës, një lojtar që vlen 30 milionë euro, ka rritur ndjeshëm vlerën e Kombëtares shqiptare. Shqipëria lë pas vendet e Ballkanit, është më e kushtueshme se Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Rumania dhe Bullgaria. Vetëm Kroacia dhe Serbia janë më lart.

Vendi i parë mbahet nga Anglia, që vlen 1 miliardë e 290 milionë euro. Kjo falë futbollistëve si Harry Kane apo Sterling. Dikur ishte Brazili që mbizotëronte, por tashmë ka rrëshkitur në vendin e katërt. Në vendin e dytë është Franca, me 1 miliardë e 240 milionë euro.

Kombëtaret e tjera bien poshtë 1 miliardëshit, me Gjermaninë në vendin e tretë që kushton 872 milionë euro. Argjentina, edhe pse në gjirin e vet ka Lionel Messin, renditet e fundit ndër 10 kombëtaret më të kushtueshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Luajti titullar në Kazakistan

Kumbulla: I lumtur për ngjyrat kuqezi


Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit