MENU
klinika

"Unë deklaroj çfarë më..."

“Nuk duhet mbajtur!”/ Rama sqaron pse mori vendimin e fundit për maskat

13.10.2020 - 14:41

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat, ku u diskutuan çështjet e bujqësisë, u pyet edhe për faktin se përse dikur ka deklaruar se maska nuk është e nevojshme të mbahet në publik, ndërsa sot është detyrim.

Rama u shpreh se për çështjen e pandemisë, gjithmonë ka folur pas sugjerimeve që ka marrë nga ekspertët e shëndetësisë. Ai shtoi se në atë kohë ekspertët kanë vlerësuar se nuk duhej mbajtur maska në publik, ndërsa tani vlerësojnë se një masë e tillë duhet.

Po ashtu, Rama iu përgjigj kryedemokratit Lulzim Basha se maska kushton, duke thënë se qytetarët mund edhe të përthyejnë një shami e të bëjnë kësisoj një maskë.

“Nuk kam thënë dhe nuk them asnjëherë gjëra që i mendoj unë, sepse nuk janë fusha ime çështjet e pandemisë, terapisë, etj. Unë kam thënë atë që mësoj para se të flas nga ato që kanë detyrën si ekspertë se çfarë duhet bërë. Maska në atë kohë që ne kemi folur, jo në Shqipëri, por kudo, ka pasur atë status, sot ka status tjetër.

Këto janë çështje ekspertësh. Kam detyrën të dëgjoj ekspertët, çfarë kanë detyrë të orientojnë politikën e qeverisë. Nuk ka qenë e detyrueshme maska në atë kohë, tani është. Maska madje mund të prodhohet vetë. Unë kam vënë lulen, Iliri vendos Vojo Kushin, secili vë çfarë ka qejf. Nuk ka nevojë të harxhosh asgjë, mjafton një shami dhe e përthyen. Këto historitë që do paguash këtë ose atë janë qesharake”, tha Rama.