Politikani kinez, Deng Xiaoping tha se Kina do ishte treguar më “inteligjente” nëse do e kishte fshehur forcën e saj dhe të priste momentin e duhur për ta shfaqur.
Xi Jinping, udhëheqësi aktual i Kinës, ka folur qartë se ai mendon se ditët kur Kina fshihej dhe ishte në pritje, tanimë kanë marrë fund.
Xi ka bërë thirrje për “një epokë të re” për Kinën që e afron vendin e tij “më afër qendrës së skenës” në çështjet botërore.
Një sondazh i ri nga Qendra Kërkimore Pew ofron disa përgjigje interesante për këtë fazë më të re të ngritjes së Kinës.
Raporti bazohet në intervistat e kryera në nëntë vende evropiane plus SH.B.A., Kanada, Japoni, Koreja e Jugut dhe Australi.
Çfarë mendojnë njerëzit në këto 14 vende për këtë shfaqje të forcës dhe ambicies nga ana e Kinës?
“Mendimet negative ndaj Kinës po vijnë në rritje.” Në të 14 vendet, vlerësimi mesatar nuk është në favor të Kinës me 73 përqind të tyre.
Në SH.B.A., qëndrimi kundërshtues ndaj autoritarizmit të Kinës është subjekt i një marrëveshje të rrallë midis republikanëve dhe demokratëve.
Në Azi, roli i Kinës provokon frikë. Edhe në Evropë, mosbesimi ndaj saj është në rritje. Internimi i 1 milion myslimanëve në “kampe”, nga Kina, ka nxitur kritika të ashpra nga udhëheqësit evropianë.
Në fillim të këtij viti, Komisioni Evropian akuzoi Kinën për zhvillimin e një fushate të shëmtuar dezinformimi në kulmin e shpërthimit të COVID-19.
“Shumica mendojnë se Kina nuk e ka menaxhuar mirë shpërthimin e COVID-19.”
Duke folur për koronavirusin, shumë fajësojnë Pekinin për fshehjen e kërcënimit që paraqiste infeksioni duke mos dhënë asnjë informacion deri në momentin kur Covid-19 u përhap përtej kufijve të Kinës.
Në 12 nga 14 vendet e anketuara, një përqindje më e lartë menduan se SHBA kishte bërë një punë më të keqe sesa Kina në menaxhimin e koronavirusit, por origjina e virusit vazhdon të ngrejë pikëpyetje sesa jetë mund të ishin shpëtuar në gjithë botën nëse Kina do kishte folur hapur për rreziqet që i kanoseshin globit që në fund të vitit 2019.
Ka shumë pak besim tek Presidenti kinez Xi që të mund të bëjë gjënë e duhur në çështje botërore. Sipas raportit, një mesatare prej 78 përqind dhe të paktën shtatë në dhjetë të anketuar në çdo vend të anketuar, u shprehën se kanë pak ose aspak besim se ai “do bëjë gjënë e duhur”.
Pavarësisht pandemisë Kina ka vijuar me luftimet e saj me Indinë dhe një vëmendje të re i ka kushtuar rritjes së shkallës dhe sofistikimit të rrjetit të mbikëqyrjes së brendshme.
Po ashtu dihet historia e saj për produktet e prodhuara pa cilësi që transportoi në Evropë si pjesë e paketave të ndihmës anti-koronavirus, dhe përgjigja e saj luftarake ndaj kritikave. Pvarësisht këtyre, në Evropë, e shohin më shumë Kinën si fuqinë më të lartë ekonomike në botë sesa SH.B.A.-në.
Ekziston gjithashtu një njohje e gjerë e forcës dhe rëndësisë në rritje të Kinës.
Në çdo vend përveç SH.B.A.-së, Japonisë dhe Koresë së Jugut, të anketuarit mendojnë se Kina është çentrali kryesor ekonomik në botë.
Pritet po ashtu që Kina të vazhdojë të rritet më shpejt në të ardhmen sesa rivalët e saj perëndimorë.
Kina vazhdon të vetë-ofrohet si një alternativë për udhëheqje ndërkombëtare dhe si një zgjidhje për shumë probleme të botës.
Përkthyer dhe përshtatur nga: Dailynews/ F.H, konica.al