MENU
klinika

Sëmundje e pashpjegueshme te një vullnetar

Johnson & Johnson ndalon testimin e vaksinës për COVID-19

13.10.2020 - 18:32

Kompania, Johnson & Johnson tha, të hënën, se ka ndaluar provat klinike të përparuara të vaksinës së saj eksperimentale të koronavirusit, për shkak të një sëmundje të pashpjegueshme te një nga vullnetarët.

“Duke ndjekur udhëzimet, sëmundja e tij po shqyrtohet dhe vlerësohet nga Bordi i Pavarur i Monitorimit të Sigurisë së të Dhënave (DSMB) si dhe nga mjekët tanë të brendshëm klinikë dhe të sigurisë”, tha kompania në një deklaratë.

Kompania nuk zbuloi detaje të tjera, por një pikë e fortë e provave klinike është të zbulojnë nëse vaksinat shkaktojnë efekte anësore të rrezikshme. Provat ndërpriten kur ato shfaqen ndërsa mjekët kontrollojnë nëse sëmundja mund të lidhet me vaksinën apo është një rastësi.

“Studimet tona mund të ndërpriten nëse shfaqet një efekt i papritur serioz anësore që mund të ketë lidhje me vaksinën, kështu që mund të ketë një rishikim të kujdesshëm të të gjithë informacionit mjekësor përpara se të vendoset nëse do të rifillohet studimi,” tha kompania.

“Ne duhet të respektojmë privatësinë e këtij vullnetari. Ne po mësojmë, gjithashtu, më shumë rreth sëmundjes së tij dhe është e rëndësishme të kemi të gjitha faktet para se të ndajmë informacione shtesë. Efektet serioze anësore nuk janë të rralla në provat klinike dhe numri i tyre pritet që mund të rritet në provat që përfshijnë një numër të madh të pjesëmarrësve.”, shtoi kompania.

Një pauzë e tillë nuk është shqetësuese, deklaroi Dr. Ashish Jha, dekani i Fakultetit të Shëndetit Publik të Universitetit Brown.

“Kjo pritet plotësisht dhe është vetëm një kujtesë se sa qesharake është të përpiqesh të plotësosh një afat kohor politik për të pasur një vaksinë para 3 nëntorit”, tha Jha për CNN.

Kjo është prova e dytë e vaksinës së koronavirusit që ndalet në fazën e tretë në SHBA. Prova e vaksinës së AstraZeneca u ndalua muajin e kaluar për shkak të një ndërlikimi neurologjik te një vullnetar në Britani.

Prova e fazës së tretë e vaksinës së Johnson filloi në shtator. Kjo është një nga gjashtë vaksinat e koronavirusit që testohen në SHBA dhe një nga katër prej tyre që ndodhen në fazën më të përparuar, atë të tretë.

Vaksina e kompanisë farmaceutike amerikane është konsideruar si një nga kryesoret në mesin e disa vaksinave potenciale në botë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!