MENU
klinika

Për sa kohë anija nuk largohet…

Gerqia refuzon bisedimet me Turqinë, shkak anija…

13.10.2020 - 21:03

Dje Turqia ridërgoi anijen kërkimore, “Oruc Reis” në Mesdheun Lindor duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Athinës.

Lidhur me këtë vendim të Turqisë, reaguan menjëherë dhe, Franca, SHBA-ja dhe Gjermania të cilat deklaruan se Turqia duhet të ndalonte menjëherë provokimet.

Nga ana e saj Greqia tha sot se nuk do të përfshihet në bisedime me Turqinë për sa kohë që anija kërkimore turke “Oruç Reis” qëndron në zone. Këtë vendim e njoftoi në media zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas.

“Për sa kohë që “Oruç Reis” qëndron në Mesdheun Lindor, ne nuk do zhvillojmë bisedime me Turqinë.”

Dje, Greqia tha se vendimi i Ankarasë për të dërguar anijen afër Kastellorizo-s, një ishull grek afër bregdetit turk, është një “përshkallëzim i madh i konfliktit” dhe një “kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen në rajon”.

Më herët Turqia e largoi këtë anije duke njoftuar mundësinë e nxitjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy palëve, përpara një samiti të BE-së në të cilin diskutoheshin sanksionet kundër Turqisë.

Pas njoftimit të bërë javën e kaluar nga Turqia se anija kërkimore do nisej për të kryer aktivitete në jug të Kastellorizo-s ​​dhe do të qëndronte deri më 22 tetor, tensionet u rikthyen dhe në këto momente nuk flitet më për diskutime dhe marrëdhënie diplomatike mes dy shteteve.

Në shtator ato ranë dakord mes tyre për të zhvilluar bisedime por skenari ndryshoi pas këtij veprimi të ndërmarrë nga Turqia.

Bisedimet lidhur me problemet në Mesdheun Lindor mes dy shteteve filluan së pari më 12 mars 2002, me synimin për të gjetur një zgjidhje që të ishte e kënaqshme për të dy palët.

Këto bisedime vazhduan rregullisht deri në 2016-ën. Asnjë takim i ri nuk është zhvilluar nga ai moment për shkak të mosbesimit dhe ngurrimit nga ana e palës greke.

Turqia ka kërkuar që mosmarrëveshjet që ka me Greqinë të trajtohen të gjitha së bashku.

Këto përfshijnë ujërat territoriale në Mesdheun Lindor, çmilitarizimin e ishujve, statusin ligjor të formacioneve gjeografike, gjerësinë e hapësirës ajrore kombëtare dhe operacionet e kërkim-shpëtimit.

Ndërsa në të gjitha këto çështje ka përplasje mes dy shteteve dhe nuk ka asnjë dakordësi midis tyre.

Përkthyer dhe përshtatur nga: Dailynews/ F.H, konica.al