MENU
klinika

Parë nga sytë e një greku...

Në rastin e një konflikti ushtarak, a do të mbetej e vetme Greqia?

14.10.2020 - 13:11

Tani që anija sizmike turke Oruc Reis ka hyrë edhe një herë në shelfin kontinental të Greqisë, shoqëruar nga anije luftarake, Athina e sheh provokimin e ri të Turqisë si fundin e çdo mundësie për bisedime për të cilat të dy vendet kishin rënë dakord së fundmi.

Jo se Athina kishte ndonjë besim në thirrjen e Ankarasë për bisedime . Presidenti Rexhep Tajip Erdogan nuk e ka ndaluar kurrë retorikën e tij armiqësore kundër Greqisë ndërsa ai përpiqet të duket diplomatik në marrëdhëniet e tij me Bashkimin Evropian, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Në muajt e kaluar, thirrja e Ankarasë për diplomaci dhe negociata ka qenë gjithmonë e shoqëruar me shkelje të shelfit kontinental të Greqisë dhe hapësirës ajrore dhe zonës ekonomike ekskluzive të Qipros (EEZ).

Kështu që kërkesa nga qeveria greke të ulej në tryezë për të diskutuar çështje thelbësore në lidhje me ujërat territoriale në Egje ishte në thelb shantazh.

Është karakteristikë e sjelljes agresive të Turqisë që çdo herë,  Turqia vepron në mënyrë provokuese kundër Greqisë dhe Qipros, dhe gjithmonë fajëson Greqinë për tensionet në Mesdheun Lindor.

Vetëm dje, Erdogan pati një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel në të cilën ai akuzoi edhe një herë Greqinë për tensionin në rajon.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Konstantinos Filis, veprimi i fundit i Turqisë është të shantazhojë jo vetëm Greqinë, por edhe BE.

Pavarësisht nga fakti që vetëm disa ditë më parë të dy ministrat e jashtëm ranë dakord për dialog midis vendeve fqinje, kjo shkelje e re e ujërave territoriale Greke nga anijet turke shkatërron çdo mundësi për bisedime paqësore.

Pas kësaj shkeljeje të re të ujërave territoriale të një vendi anëtar të Bashkimit Evropian, të hënën Gjermania thjesht e paralajmëroi Turqinë, duke e quajtur aktin provokues “jo të matur”.

Më parë, BE e kishte shtyrë vendimin për të vendosur sanksione ndaj Turqisë deri në Dhjetor, por kjo i dha Erdoganiit një periudhë dy-mujore për të vazhduar lëvizjet e tij pirate në Egje.

Deri më tani, është më se e qartë se – edhe një herë – Gjermania po lejon Turqinë të vazhdojë të veprojë si ngacmues i Mesdheut Lindor.

Në anën tjetër të Atlantikut, Presidenti i SHBA Donald Trump është shumë i zënë me zgjedhjet e ardhshme ku sondazhet tregojnë se ai mbetet pas kundërshtarit të tij, demokratit Joe Biden.

Pavarësisht nga fakti që është rritur prania ushtarake e SHBA-së në Greqi për momentin, Turqia disi vazhdon të shijojë favorizimin e NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i aleancës Jens Stoltenberg ka dalë hapur në krah të Turqisë duke folur për “distanca të barabarta” kur është e qartë se Turqia është shkelësi i përsëritur i traktateve ndërkombëtare dhe ligjit ndërkombëtar.

Nëse diçka e papritur nuk do të ndodhë së shpejti, Greqia është përsëri e vetme për t’u përballur me qëllimet ekspansioniste të Erdoganit.

Nëse aleatët e saj dhe organizatat ndërkombëtare do të ndërhyjnë apo jo në rast të angazhimit aktual ushtarak mbetet të shihet.

Philip Chrysopoulos, Greek Reporter/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tensionet me Turqinë/ Greqia shpresat te BE

‘Le Monde’: Erdogan s’do heqë dorë nga qëllimet e tij!

Një tjetër shtet mbështet Greqinë

“BE nuk do t’i gjunjëzohet Erdoganit!”

Analisti grek tregon 2 skenarët me Turqinë

“Në rast lufte Erdogan do merrte ishujt ose…”