MENU
klinika

BE duhet të nisë lojën…

Nuk ka më ‘Zonja Evropë’!

14.10.2020 - 16:08

15 vjet më parë, Presidenti i Komisionit Evropian Romano Prodi propozoi një vizion të Evropës të rrethuar nga “një rreth miqsh”. Fjalët e tij nuk shkuan si duhet. Sot, në vend të asaj që ai propozoi, kontinenti e gjen veten të rrethuar nga carë, sulltanë dhe perandorë që luajnë pa mëshirë në BE.

Gjithçka është ndryshe me presidentin rus, Vladimir Putin. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan po rishikon hartën e Mesdheut lindor. Presidenti kinez Xi Jinping po zgjeron ndikimin e tij në Ballkan. Pastaj është Donald Trump, i cili e quan BE-në “aq të keqe sa Kina, thjesht më të vogël”.

Përgjigja e BE-së ka qenë një riaktivizimi i konsensusit të saj 70-vjeçar bazuar në paqe, rregulla dhe tregti por edhe dëshiron të njihet si një aktor botëror.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka quajtur Komisionin e saj “gjeopolitik”. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell i ka kërkuar Evropës të mësojë “gjuhën e fuqisë”. Presidenti i Këshillit Evropian Michel ka thënë: “Evropa duhet të jetë një lojtar, jo një fushë loje“.

Megjithatë, sesi saktësisht Evropa planifikon ta bëjë këtë metamorfozë në një lojtar botëror, mbetet e paqartë.

Nëse BE do të jetë një lojtar, asaj i duhet një euro më e fortë, politika më të forta tregtare, një ushtri. Në fjalimin e saj për gjendjen e Bashkimit Evropian, von der Leyen bëri thirrje për votim të shumicës mbi politikën e jashtme në vend të unanimitetit, për të lejuar më shumë fleksibilitet dhe veprim më të shpejtë kur bëhet fjalë për vendosjen e sanksioneve.

BE ka nevojë për një mentalitet të ri, reflekse strategjike dhe etikën e një “lojtari”. Duhet të kuptojë se çfarë do të thotë të jesh lojtar dhe të fillojë të arsyetojë si një i tillë.

Mjerisht, ka vetëm prova të kufizuara se ky ndryshim po ndodh. Brukseli e ka të vështirë të heqë dorë nga imazhi i tij i vjetër, në të cilin nuk është një lojtar por një gjyqtar: Përgjegjës për respektimin e rregullave ndërkombëtare ashtu si Kombet e Bashkuara.

Disa politikanë besojnë se Evropa ndjek fuqinë botërore thjesht për t’u bërë një arbitër më i fuqishëm, pë t’iu shpërndarë më shumë kartona të verdhë dhe të kuq, kriminelëve.

Kjo është ajo që BE pretendon të bëjë në Bjellorusi, ose kur presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro nuk arrin të shuajë zjarret në Amazonë.

Gjatë katër viteve të fundit, udhëheqësit e saj janë përpjekur t’a ndryshojnë Trump, por pak sukses.

Ai ka filluar luftërat tregtare, ka vendosur sanksione, ka kërcënuar të tërhiqet nga NATO dhe të prishë marrëdhëniet transatlantike.

Masat penale kundër Rusisë vështirë se e kanë penguar Putinin, i cili po ndjek interesat e tij vetëm duke u shqetësuar pak prej qortimeve të Evropës.

Evropa është po aq e pafuqishme për të ndalur Kinën nga ndjekja e objektivave të saj ekonomikë dhe politike. Populli kinez nuk do pranojë “një instruktor”, u tha Presidenti Xi homologëve të tij evropianë në një samit virtual muajin e kaluar.

Ndoshta nuk është për t’u habitur që metodat e Evropës po zbehen… Mbi të gjitha, kur rregullat humbin rëndësinë e tyre, kush ka nevojë për gjyqtarë?!

Përfundimisht, “mbretërit e Evropës” ndaluan grindjet dhe filluan të konkurrojnë vetëm për fuqinë botërore, prestigjin dhe pasurinë.

Kjo është ajo që do të thotë të bëhesh lojtar: Të zbresësh nga maja e malit dhe të pranosh që nuk je i veçantë e ndryshe nga të tjerët; ju jeni vetëm një nga shumë fuqitë sovrane të përfshira në grindje për territori, qasje në teknologji, infrastrukturë, burime natyrore, pasuri, dominim dhe ndikim…

Evropa mund të mos jetë në gjendje ta shpëtojë botën nga iliberalizmi, kaosi dhe dëmet e shkaktuara nga njerëzit e fuqishëm që preferojnë trazirat.

Por duke qënë e rrethuar prej tyre së paku duhet të shpëtojë vetveten.

Ndoshta metamorfoza nga gjyqtari në lojtar është pak ulës. Por, për një BE që kërkon një ndikim më të madh global, kjo duhet të ndodhë.

Ndryshe nga gjyqtarët, lojtarët mund të kenë interesa dhe strategji për t’i mbrojtur ato. Ata mund dhe madje duhet të bëjnë të bëjnë gjithçka që duhet për të kapur qëllimet e tyre.

Më e mira nga të gjitha, është se lojtarët lejohen të jenë egoistë: BE mund të thotë që thjesht nuk është e nevojshme të rrezikojë një konflikt me Rusinë pa arsye. Ose mund të deklarojë si bëri  Valéry Giscard d’Estaing në 2002-shin që Europa duhet të ndalet diku, psh në kufijtë e BE me Bjellorusinë ose me Turqinë, më shumë sesa të impenjohet për marrëdhënie të mira me vendet përreth.

Mund të vlejë edhe një sulm ndaj diktatorëve si Aleksandër Lukashenko i Bjellorusisë me sanksione, ose të refuzohet Erdogan kur ai tenton të shkelë terrenitorin e BE-së.

Nëse kjo është në interesat e BE-së sigurisht ajo do mund të lidhte marrëveshje me njerëz të tillë si Trump, Putin, Erdogan ose komandanti libanez, Khalifa Haftar.

Disa politikanë evropianë, përfshirë Presidentin francez Emmanuel Macron, tashmë duket se po mendojnë këto marrëdhënie.

Fatkeqësisht, ide të tilla bashkëpunimi ende nuk thuhen me zë të lartë. E megjithatë lufta në Evropë mund të fillojë me të vërtetë.

Përkthyer dhe përshtatur nga: Dailynews/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN