Nesër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mbajë mbledhje online, ku do të merren disa vendime.
Në këtë takim, që do të mbahet online, duke respektuar masat ndaj Covid-19, pritet që të merren vendime për emërime të prokurorëve, emërime të drejtuesve të Prokurorive, etj.
- Njoftimi i KLP-së:
KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
RENDI I DITËS
MBLEDHJA PLENARE
15 TETOR 2020
Informacion mbi mbledhjen
Dita/Data: E Enjte 15.10.2020
Ora: 11: 00
Kohëzgjatja: ———
Modaliteti: Online
Thirrur nga: Kryetari
Pjesëmarrësit: Anëtarët
Kjo mbledhje do të organizohet online në lidhje Zoom me të gjithë anëtarët e Këshillit, si dhe të ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, programet EURALIUS dhe OPDAT, në kushtet e distancimit social si rezultat i pandemisë COVID-19.
- Rendi i ditës
Miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 06.10.2020.
Miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 13.10.2020.
Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të prokurores Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.
Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të prokurores Ollga Visi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.
Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Gjon Fusha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.
Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e anëtarit zëvendësues, të “Komisionit për Vlerësimin e Programit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë”.
Miratimi i projektvendimit” Për emërimin si prokuror dhe caktimin në detyrë të z. Gazmend Frëngu”.
Miratimi i projektvendimit” Për emërimin si prokuror dhe caktimin në detyrë të Enkeleda Hoxha”.
Miratimi i projektvendimit” Për lejimin e veprimtarisë jashtë funksionit, për prokuroren Znj. Enkeleda Millonai”.
Miratimi i projektvendimit” Për miratimin e pjesëmarrjes së prokurorëve në aktivitetet trajnuese të Shkollës së Magjistraturës për vitin akademik 2020-2021”.
Miratimi i projektvendimit” Për shpalljen e vendeve vakanda për drejtues të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë”.
Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).