14.10.2020 - 20:31
Ambasadorja amerikane Yuri Kim përshëndeti nisjen së shpejti të transportimit të gazit nëpërjet TAP-it, duke thënë se kjo është e rëndësishme dhe për Shqipërinë.
“Kjo është strategjikisht e rëndësishme.
TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë përmes Greqisë dhe Shqipërisë, duke e bërë Shqipërinë një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë.
Diversifikimi i energjisë = zgjedhja = siguria = pavarësia”, shkruan gruaja që përfaqëson SHBA në Tiranë.