MENU
klinika

Tregon çdo bëhet me transportin publik, shkollat dhe lokalet

E papritur/ Macron rikthen në shtetrrethim nëntë qytete të Francës

14.10.2020 - 20:36

Presidenti i Republikës së Francës, Emanuelle Macron njoftoi ditën e sotme një shtetrrethim prej të paktën katër javësh, që nis nga kjo e shtunë në orën 21:00 deri ne oren 6 të mëngjesit, në rajonin Ile-de-France, në Lille, Rouen, Saint-Etienne, Toulouse, Lyon, Grenoble, Aix dhe Montpellier.

Macron shprehet se ndihma nga shteti do të vijojë për të gjithë ata që kanë mbetur pa punë si pasojë e krizës së COVID-19.

Po ashtu ai theksoi se nuk do të ketë “ndalim” për të udhëtuar midis orës 21:00 dhe 6 të mëngjesit, por do të ketë një “kufizim” argumenton Macron, i cili thekson se do krijohen disa leje udhëtimi, si modeli i atyre që është aplikuar gjatë izolimit total.

Ata që do të shkelin rregullin do të gjobiten me 135 euro.

“Ajo që unë gjithashtu shpresoj dhe ajo që unë pres nga secili prej nesh, është që të veprojmë siç bëmë në kohën e izolimit, të gjithë janë të vetëdijshëm për rreziqet dhe rrezikun” , shton Macron, raporton “Le Monde”.

Sa i përket udhëtimeve në qytete të tjera, Presidenti Francez shprehet se nuk janë të ndaluar udhëtimet nga një qytet në tjetrin. Më tej Kreu i Shtetit Francez deklaron se nuk parashikohet mbyllja e shkollave, dyqaneve ose lokaleve.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!