15.10.2020 - 08:36
Seanca e kësaj të enjteje ka rezervuar dy interpelanca, një me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj thirrur nga deputeti Lefter Maliqi dhe një me kryeministrin Edi Rama kërkuar nga dy deputetët Vasil Sterjovksi dhe Logoraq Karamelo.
Gjithashtu, do të miratohet heqja e tatim fitim për biznesin me xhiro nga 0-14 mln lekë dhe heqja e TVSH për biznese me xhiro nga 0-10 mln lekë (deri tani pragu i tvsh ishte 2 mln).
Megjithatë, ashtu sikurse në të gjitha seancat parlamentare pritet të ketë debate “të forta” për çështje jashtë rendit të ditës. Kjo është seanca e parë, që përkon me ditën kur ka hyrë në fuqi vendimi për vendosjen e maskës me detyrim.