Largimi i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani nga LDK nuk ka lënë një shije të hidhur te Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Në një intervistë për “Abc News”, Hoti tha se aktualisht Osmani ka zgjedhur një rrugë tjetër, por e ka gjithmonë derën të hapur për t’u rikthyer.
“Ajo ka zgjedhur një rrugë tjetër. Mendoj që edhe atë edhe mua, disa prej figurave më të reja në parti, partia na ka privilegjuar, unë kam qenë kandidat për kryeministër në 2017, të njëjtën gjë, partia e ka nderuar, i ka dhënë mbështetjen Vjosës vitin e kaluar.Tani ajo bëri një zgjedhje tjetër, unë besoj se pas një kohe ajo do të kthehet në LDK. Dera është komplet e hapur, njerëzit vijnë dhe shkojnë, plot figura janë kthyer në LDK” tha Hoti.