Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar ditën e sotme për kohëzgjatjen e anëtarëve të tij.
KLGJ ka marrë vendimin që mandatet 3-vjeçare të jenë të vlefshme deri në datën 12 dhjetor 2021, ndërsa mandatetet 5-vjeçare deri në datën 12 dhjetor 2023.
Kujtojmë që pak ditë më parë Kuvendi i Republikës shpalli dhe dy vende të lira në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë për pozicionet që i takojnë anëtarëve nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës.
Kandidatët do të synojnë vendet e Gent Ibrahimit dhe Sandër Becit në KLP dhe Maksim Qokut e Erion Muharremajt në KLGJ, të cilëve u mbaron mandate 3-vjeçar.