Sipas një harte të publikuar nga Ministria e Jashtme e Belgjikës, e gjithë Europa është e rrezikuar nga koronavirusi qoftë në nivelin e lartë, në pjesën më të madhe, por edhe në nivelin e mesëm.
Në Europë ka vetëm një zonë jeshile, që konsiderohet shumë e sigurtë dhe mund të udhëtohet pa asnjë masë shtesë. Bëhet fjalë për gadishullin e Istrias në Kroaci.
Kreu i Menaxhimit të pandemisë së koronavirusit në Kroaci, Dino Kozlevac ka zbuluar edhe sekretin se si Istria ka arritur të jetë kaq e suksesshme në mbajtjen nën kontroll të përhapjes së virusit, dhe sekreti duket se janë…maskat.
“Banorët e Istrias kanë tre muaj që mbajnë maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura, dhe mesa duket kjo gjë po jep frytin e vetë”, është shprehur ai.
Shqipëria nga sot e ka mbajtjen e maskës me detyrim. Ndonëse në botë ekziston një debat nëse maskat janë apo jo efikase, shpesh masat qeveritare anti-covid nuk i kanë shpëtuar politizimeve të skajshme.