MENU
klinika

Debati shoqërohet me protesta

Maska? Çfarë na mbron më shumë? Flet mjeku Ilir Alimehmeti

15.10.2020 - 14:14

Detyrimi për të mbajtur maskën edhe në ambient të hapur ka hyrë sot në fuqi. Debati shoqërohet me protesta, ndërsa mjekët vetë janë të dyjëzuar se sa mbron maska në ambient të hapur.

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka argumentuar këtë fakt duke sqaruar rëndësinë e maskës dhe se sa ajo mbron realisht. Alimehmeti bën të ditur se me vlerë është ruajtja e distancës, shmangia e grumbullimeve dhe higjiena.

“Maska është masa e fundit.”-thotë ai duke shtuar se ajo është më e këshillueshme për personat e sëmurë që të mos lejojnë hedhjen e spërklave në ambient. Në bisedë me moderatoren Androniki Kolka, mjeku tha se ka një kategori personash me sëmundje kronike që nuk mund ta mbajnë maskën, por kjo përcaktohet sipas rregullores nga mjeku i familjes, roli i të cilit duhet të fuqizohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të dhënat shpresëdhënëse që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar"

Epidemiologu Ilir Alimehmeti jep lajmin e mirë mbi Covid-19


Dyshohet se bashkëpunonin me grupe të huaja kriminale

Disa të ndaluar nga aksioni antidrogë në Tiranë

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!