MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Përpjekja ‘e kotë’ e Evropës për një udhëheqje Franko-Gjermane

15.10.2020 - 20:10

Për dekada me radhë, Franca dhe Gjermania janë njohur si “çifti sundues” i Evropës, madje edhe “si motori” i saj.

Së bashku, ata tentuan bashkimin e kontinentit. Por si duket asnjëri prej dy shteteve nuk ka të njëjtën ide për ta arritur këtë gjë.

Ashtu si duket edhe në qëndrimin e mbajtur prej tyre nga kriza në Bjellorusi tek ajo në Nagorno-Karabakh. Të dy vendet si Franca si Gjermania s’po marrin të njëjtin drejtim.

Kjo nuk është për t’u habitur. Ashtu si edhe ka deklaruar ish-ministri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, Franca dhe Gjermania “e shohin botën ndryshe” dhe ndaj edhe kanë “interesa të ndryshme.”

E vërteta është se divergjenca Franko-Gjermane është pothuajse po aq e vjetër sa Bashkimi Evropian.

Kjo ndarje mundon udhëheqësit aktualë francezë dhe gjermanë, Presidentin Emmanuel Macron dhe Kancelaren Angela Merkel po aq sa paraardhësit e tyre, Charles de Gaulle dhe Konrad Adenauer, 60 vjet më parë.

Ata bënë një pakt mes tyre me një shtrëngim duarsh sipas të cilit do duhej të shndërronin armiqtë e lashtë në miq të besuar.

Por shtetet “nuk martohen”. Ato u binden interesave, jo njëri-tjetrit. Kur dy fuqi afrohen, çështja është gjithmonë: Kush udhëheq dhe kush ndjek?

Macroni hiperaktiv sigurisht që dëshiron të drejtojë Evropën (siç, për të thënë të vërtetën, të gjithë paraardhësit e tij në Pallatin e Élysée kanë kërkuar të bëjnë).

Ndërkohë, Merkel vazhdon të theksojë përparësitë gjermane. Divergjenca aktuale është gjithashtu çështje e personaliteteve. Macron është e kundërta e Merkel. Ndërsa Macron dëshiron vëmendjen, Merkel, njihet në Gjermani si (mamaja) për përkujdesin e treguar ndaj popullit dhe vendit të saj.

Kjo pasqyrohet edhe në politikën e tyre të jashtme. Që kur fitoi presidencën në 2017, Macron ka tentuar vazhdimisht të afrohet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, Vladimir Putinin e Rusisë dhe Xi Jinpingun e Kinës, por më pas u largua duke mbetur i zhgënjyer nga të tre.

“Franca thjesht nuk luan në kampionatin e tyre”. Në të kundërt, Merkel e ka mbajtur distancën e saj nga Trump, Putin dhe Xi.

Macron ka shqiptuar gjithashtu se NATO-s “i është plakur truri”, duke u bërë kështu jehonë fjalëve të Trump që e quan aleancën si “të vjetëruar”.

Por një kancelar gjerman do të ishte i fundit që “do të fikë dritat” në selinë e aleancës në Bruksel. Mbi të gjitha, NATO ka garantuar sigurinë e Gjermanisë për 70 vjet.

Mosmarrëveshjet më të fundit Franko-Gjermane përqendrohen në çështjen e Mesdheut lindor, ku Greqia dhe Turqia të dy anëtare të NATO-s, kërcënuan se mund të luftonin mes tyre dhe shkak u bënë kërkimet për gaz në ujërat e e Mesdheut Lindor.

Macron tregoi mbështetje ndaj Greqisë, duke dërguar anije luftarake dhe aeroplanë, ndërsa premtoi edhe armë. Muajin e kaluar, ai priti një samit në Korsikë që përfshinte udhëheqësit e gjashtë vendeve të tjera mesdhetare, anëtare të BE-së për të siguruar se kishte mbështetje dhe forcë kundër Turqisë. Gjermania nuk ishte atje.

Në vend të kësaj, Merkel mbajti fjalimet për një “marrëdhënie të komplikuar” me Turqinë, e cila duhet të “ekuilibrohej”.

Interesat gjermane janë të qarta: Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan po ruan kufirin Turko-Sirian kundër një fluksi të pakontrolluar të refugjatëve të Lindjes së Mesme të cilët do të drejtohen drejt Gjermanisë nëse u jepet një shans.

Provokojeni, dhe ai mund t’u hapë derën refugjatëve sipas dëshirës. Pastaj ekziston konflikti aktual midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nagorno-Karabakun.

Macron, Putini dhe Trump kanë nxitur të dy vendet të negociojnë menjëherë, ndërsa Erdogan ka dalë në krah të Azerëve Myslimanë kundër Armenisë së krishterë. Gjermania, megjithatë, është thjesht “e alarmuar”, sepse Merkel nuk ka mundësi të ndikojë mbi Erdoganin.

Pas shpërthimit në Bejrut, Macron u nis drejt Libanit, duke thënë se do të organizonte një konferencë ndërkombëtare të donatorëve pa u koordinuar me Merkel.

Franca, tenton të mbajë një këmbë në derë për të ruajtur ndikimin e saj rajonal; Gjermania nuk ka interesa strategjike atje dhe instinktivisht i shmanget çdo gjëje. Interesa të ndryshme, skema të ndryshme.

Kjo është vetëm një listë e shkurtër e ndryshimeve franko-gjermane të politikës së jashtme në muajt e fundit. Franca pëlqen të veprojë ndërsa Gjermania preferon të rrijë duarkryq. Por nëse Franca dhe Gjermania nuk do të bashkohen, si mund të 25 anëtarët e tjerë të BE-së ta bëjnë këtë gjë?

Një bllok prej 27 shtetesh i lidhur me një kërkesë unanimiteti për çështjet që anëtarët i konsiderojnë thelbësore nuk do të jetë kurrë një aktor strategjik, sepse gjithmonë do të drejtohet vetëm nga emëruesi i përbashkët dhe s’do mund të veprohet përtej tij.

Përkthyer dhe përshtatur nga: Poject syndicate/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘Ke vetëm 1 javë kohë’

Gjermania dhe Franca ultimatum Turqisë