MENU
klinika

Nga BBC

Përse i interesojnë Gjermanisë zgjedhjet në SHBA ?

15.10.2020 - 21:04

Sporti, kultura dhe vlerat amerikane derdhen nëpër venat e Gjermanisë. Kjo është arsyeja pse kaq shumë njerëz në këtë shtet po ndjekin me kaq shumë vëmendje zgjedhjet në SHBA.

Je thjesht një spektator, nuk ke asnjë ndikim por pavarësisht kësaj, ndikohesh…

Mjafton të ecësh në pemët e Kennedy Platz në Berlin, për të kuptuar sa thellësisht janë të lidhur SHBA dhe Gjermania.

Aty afër ngrihet ndërtesa mbresëlënëse e Rathaus Schoeneberg ku, gati 60 vjet më parë, John F Kennedy i tha një turme entuziaste, “Ich bin ein Berliner” (“Unë jam berlinez”).

Ndërsa sot ka një shpjegim për një marrëdhënie kaq të ftohtë mes Gjermanisë dhe drejtuesit aktual të SHBA-së. Kështu tregon Uta e cila atëherë ka qënë fëmijë:

“Për brezin tim të lindur pas luftës së dytë botërore amerikanët ishin një shembull i shkëlqyer i lirisë dhe demokracisë.”

Kjo përfundoi me Trump. Presidenti Trump i cili dikur pretendonte se do magjepste, Angela Merkel, mbetet thellësisht jopopullor në Gjermani.

Një studim i fundit nga Qendra e Kërkimeve Pew zbuloi se Gjermania e vlerëson presidentin e SHBA-së shumë dobët.

Nga ana e saj, kancelarja gjermane nuk e ka përkahur kurrë stilin e Trump dhe politikën e ndjekur prrej tij. Ajo u trondit dukshëm prej qëndrimit të tij indiferent ndaj NATO-s, nga tërheqja e tij prej marrëveshjes së Parisit për ndryshimin e klimës dhe refuzimi i tij i marrëveshjes bërthamore të Iranit.

Mungesa e kimisë midis udhëheqësve ka qenë në kontrast të plotë krahasuar me marrëdhëniet që Merkel krijoi me Barack Obama-n.

Në Berlin, qeveria ka luftuar për të kopjuar të njëjtin nivel bashkëpunimi edhe me administratën Trump.

Por Merkel nuk do të merrej me Shtëpinë e Bardhë për shumë kohë…

Norbert Roettgen, i cili kryeson komitetin gjerman të punëve të jashtme shprehet:

“Katër vitet e presidencës Trump kanë bërë që gjithçka, të vihet në pikëpyetje. Trump ka nxitur një përçarje që nuk e kemi parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Unë, si shumë në Berlin, druhemi se një mandat tjetër për Presidentin Trump mund të shkaktojë një dëm të pariparueshëm në marrëdhëniet transatlantike. Jemi të shqetësuar një mandat i ri do ta bënte Trump të pathyeshëm”.

Shumë në Gjermani mbetën të befasuar nga fakti se presidenti i një vendi që prej kohësh konsiderohej aleat, një partner ushtarak dhe tregëtar, ta kthente Gjermaninë në një shënjestër kritikash të ashpra.

Ka patur përplasje lidhur me shpenzimet për mbrojtjen (Gjermania po rrit shpenzimet por nuk ka shkuar nën 2% që është edhe marrëveshja e lidhur me NATO-n).

Trump vendosi të ulte numrin e trupave amerikane në Gjermani çfarë ritheksoi sesa shumë ishin dobësuar marrëdhëniet transatlantike…

Zgjedhjet në SHBA shihen si një moment me rëndësi në Gjermani dhe një skenar fitoreje nga Biden mund të rregullonte marrëdhëniet transatlantike.

Berlini nuk ka dëshirë të ketë edhe 4 vite të tjera në krye të SHBA-së Trump pasi marrëdhëniet mes dy kombeve do shkonin drejt dobësimit dhe vështirësive si në mandatin e kaluar.

Përkthyer dhe përshtatur nga: bbc/ F.H, konica.al 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga The Washington Post

Trump, Biden dhe bota