MENU
klinika

Nga Reuters

Konflikti në Nagorno-Karabakh, SHBA: Turqia përkeqësoi situatën!

16.10.2020 - 18:36

Forcat armene dhe azerbajxhanase patën konflikte të ashpra edhe sot. Kjo ka bërë që të minimizohen shpresat për armëpushim mes dy vendeve dhe për t’i dhënë fund tre javëve luftime për Nagorno-Karabakun.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, fajësoi Turqinë për rëndimin e situatës duke pajisur me armë dhe ushtarë azerët.

Ky është edhe shpërthimi më i keq i luftës në Kaukazin e Jugut që kur Armenia dhe Azerbajxhani hynë në luftë në 1990.  Luftimet rrezikojnë të krijojnë një katastrofë humanitare, veçanërisht nëse përfshihet Rusia dhe Turqia.

Karabaku është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por i populluar dhe qeverisur nga armenët etnikë.

Turqia ka shtuar forcat ushtarake, gjashtë herë këtë vit për aleatin e saj të ngushtë Azerbajxhanin. Rusia, është afër të dy palëve por ka një pakt mbrojtje me Armeninë. Agjencia e lajmeve RIA njoftoi se marina ruse kishte filluar stërvitje të planifikuara ushtarake në Detin Kaspik.

Të premten e kaluar u shpresua për një mundësi bashkëbisedimi mes palëve në konflikt pasi me ndërmjetësimin e Rusisë drejtuesit e dy vendeve lidhën armëpushimin mes tyre. Por e gjitha kjo nuk zgjati më shumë se disa orë dhe përplasjet rifilluan sërish.

Armenia dhe Azerbajxhani secili hodhën akuza ndaj njëri-tjetrit për rifillimin e sulmeve…

Zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë, Artsrun Hovanisyan tha se Azerbajxhani kishte kryer bombardime të Nago-Karabakut në veri të tij, duke thyer kështu çdo marrëveshje armëpushimi. Ai shtoi se forcat azerbajxhanase ishin zmbrapsur dhe kishin pësuar humbje të konsiderueshme.

Ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se forcat e Nagorno-Karabakut ishin detyruar të tërhiqeshin dhe forcat Azeriane patën avantazhin në këto sulme.

Baku akuzoi gjithashtu Jerevanin për një sulm me raketa në Ordubad në provincën autonome të Nakhchivan, një rajon i cili i përket Azerbajxhanit por është i rrethuar nga Armenia dhe Irani. Armenia e mohoi një sulm të tillë.

Ministria e Mbrojtjes së Nagorno-Karabakut raportoi 29 viktima të reja në ushtarë duke e çuar në 633 numrin e ushtarakëve të vrarë që nga fillimi i luftimeve më 27 shtator.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Azerbajxhan njoftoi se 47 civilë u vranë dhe 222 u plagosën.

Kritikat e SHBA-së për Turqinë

Armiqësitë e krijuara pranë tubacioneve të naftës e gazit në Azerbajxhan që transportojnë këto lëndë në tregjet globale, po shqetësojnë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara se Turqia dhe Rusia që tashmë ndodhen në mosmarrëveshje mes tyre për Sirinë dhe Libinë, do të përfshihen edhe në këtë knflikt.

Pompeo tha se Turqia e kishte përkeqësuar konfliktin duke dhënë ndihma në armë dhe ushtri për Azerbajxhanin.

Nevojitej një rezolutë diplomatike, në vend që vendet e palëve të treta të ndërhyjnë me armë e forca luftarake në një vend që është në luftë”, tha ai në një intervistë për WSB Atlanta.

Ankaraja akuzon Armeninë për pushtimin e paligjshëm të territorit të Azerbajxhanit. Armenia thotë se Turqia e ka inkurajuar Azerbajxhanin të zgjidhë knfliktin me armë e luftë duke shkaktuar shumë viktima në civilë.

Ministria e Jashtme e Armenisë tha se Ministri i Jashtëm, Zohrab Mnatsakanyan kishte folur në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara António Guterres, duke kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar të “neutralizojë” veprimet azeriane për të cilat ai tha se përbën “një rrezik të madh për popullin e Karabakut”.

Ndërkohë Irani shkroi në Twitter se ministri i tij i Jashtëm, Mohammad Javad Zarif, i kishte ofruar ndihmë Azerbajxhanit për procesin e paqes.

Dëmet ekonomike

Konflikti midis dy ish-republikave Sovjetike kërcënon të dëmtojë më tej ekonomitë e tyre, tashmë të goditura nga pandemia e COVID-19 dhe, në rastin e Azerbajxhanit, çmimet e dobëta të naftës.

Me 43,280 raste me COVID-19, Azerbajxhani tha se do të mbyllte shkollat ​​e mesme dhe do të mbyllte sistemin hekurudhor nëntokësor në kryeqytetin Baku midis 19 tetorit dhe 2 nëntorit.

Armenia tha sot se rastet kishin shkuar në 61,460.

Në parashikimet e hartuara përpara se të fillonin luftimet, Banka Botërore parashikoi që ekonomia e Armenisë do të tkurrej me 6.3% këtë vit, ndërsa pret që më Azerbajxhan të tkurret me 4.2%.

Përkthyer dhe përshtatur nga: Reuters/ F.H, konica.al 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



2 liderë të fuqishëm janë gati për negociata me rusët

Zelensky shpalos “Planin e Fitores”, një “shuplakë” erdhi nga BE

Ministri Katz: Arritje e rëndësishme për ne!

Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar!

"Parashikohen ndryshime radikale"

Le Pen dhe e ardhmja e BE-së

Çfarë janë “dronët fantazmë”?

Situata në gadishullin Korean del jashtë kontrollit!

Gara midis Trump dhe Harris mbetet në “ngërç”

Çfarë i duhet secilit kandidat për të fituar epërsi në sondazhe