MENU
klinika

Vala e dytë e Covid në Shqipëri

Epidemiologu: E pritshme, kulmi në janar-shkurt

17.10.2020 - 09:15

Europa, përfshirë vendin tonë, po përballet me një valë të dytë të Covid 19. Erand Llanaj, mjeku epidemiolog i gjenomikës dhe nutrigjenomikës në Hungari thotë se situata ishte e pritshme dhe parashikon që piku të arrijë në janar ose shkurt të vitit të ardhshëm.

Llanaj: Kjo situatë nuk ishte aspak e papritur. Kemi parashikuar se do të ketë disa valë dhe një ngritje të fuqishme në stinën e vjeshtë-dimrit me një pik që parashikohet të jetë nga janari ose shkurti i vitit që vjen.

Në një intervistë me skype për Ora News,ai foli edhe për testin e shpejtë të antigjenit që sipas tij do të ishte zgjidhja ideale për Shqipërinë në këtë periudhë.

Llanaj: Testi i ri antigjenit, është një test i shpejtë, rezultatet merren 10-15 minuta dhe kushton 5-7 dollarë. Nuk ka një saktësi si PCR, testi i tamponit. Edhe ose nuk e kap infeksionin në fazën e hershme të tij ai kap pjesën ku individi është potencialisht më shumë i ngarkuar me virus. Për këtë periudhë vjeshtë-dimër ky është testi më ideal. Kostoja është shumë e ulët dhe rezultati është i shpejtë. Mund të bëhet në masë dhe të thyejmë zinxhirin e transmetimit.

Duke komentuar detyrimin për të mbajtur maskën edhe jashtë, Llanaj thotë se asnjë maskë nuk është perfekte dhe se asnjë masë më vete nuk jep efekt.

Llanaj: Më vete asnjë maskë nuk është perfekte.Virusi që vjen duhet patjetër të adresohet me distancimin fizik, vendimmarrje të bazuar në fakte, përdorimin e maskave ose mbulesave të fytyrës, higjienën e duarve, testimin e shpejtë, gjurmimin e konktakteve dhe ajrosjen e ambjente të brendshme. Në këtë periudhë do të jetë shumë e vështirë që të merret vetëm një masë. Nuk mund të na shpëtojë më vete as distancimi fizik dhe as maska, duhet kombinim i të gjitha masave. Nuk do të zhduket koronavirusi se vumë maskat por do ketë më pak raste. Do ketë 20% përmirësim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Njëherë e një kohë kishte multiliteralizëm...

OBSH po bëhet ‘kurban’