17.10.2020 - 11:17
Një email që ka mbërritur në adresat e shumë mësuesve dhe prindërve se ministrja e Shëndetësisë ka vendosur që të mbyllë shkollat për shkak të situatës me COVID-19, ka bërë xhiro në rrjet.
Në emailin që publikohet si më poshtë thuhet se do të mbyllet procesi mësimor për shkollat publike dhe jo publike duke nisur nga data 2 nëntor, për një periudhë 3 mujore.
Por si qëndron e vërteta?! U konfirmua zyrtarisht se ky email nuk është i vërtetë. Burime zyrtare nga MSH përgënjeshtruan për ‘BalkanWeb’ faktin se ishte marrë një vendim i tillë për mbylljen e shkollave dhe se emaili është fals.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Po rritet frika se virusi përhapet tek njerëzit..."
ANALIZA: Pse në Evropë po rikthehet hija e izolimit?
Nuk dëgjoi të mbyllet për të luftuar Covid-19