MENU
klinika

Rikonstruksioni i Kishës së Shën Kollit

Hoshtovë/ Banorët kontribojnë në rehabilitimin e kishës së fshatit

15.10.2018 - 14:17

Ka filluar rikonstruksioni për Kishën e Shën Kollit nga vetë komuniteti i banorëve në fshatin Hoshtevë të Zagorisë.

Pas rastit me kishën e fshatit Nivan, mobilizohet edhe komuniteti i fshatit Hoshtevë për rikonstruksionin e catisë së kishës së Shën Kollit në këtë fshat, pas një braktisje të gjatë nga autoritetet dhe institucionet lokale, rajonale dhe kombëtare.

Tashmë janë krijuar komisione nga vetë zagoritët për mbledhjen e kontributeve qoftë dhe modeste nga cdo individ i interesuar për vendilindjen ose origjinën, si një instrument për të rritur vëmendjen dhe përgjegjësine komunitare.

 

“Kishat janë një element i fortë identitar dhe kombëtar në Zagorie”, thotë Besnik Aliaj arkitekt shumë i njohur rrënjët e të cilës i ka vetë nga Zagoria! Sipas zotit Aliaj, mbrojtja dhe ripërtëritja e tyre, është jetike për vijimësinë kulturore dhe historike të kësaj treve me kontribut për vendin.

Çdo banor i këtij fshati, ose me origjinë nga ky fshat, por edhe ata që kanë lidhje me Zagorinë në tërësi, janë të inkurajuar dhe të mirëpritur të kontribuojnë sadopak-është shprehur arkitekti Aliaj duke shtuar se për këtë qëllim, në Zagori, Tiranë e Athinë, po mblidhen donacione në vlerë monetare dhe materiale.

Ka patur edhe donacione serioze nga sipërmarrës e dashamirës të Zagorisë. Gjërat e mëdha nisin nga hapat e vegjël por me shumë dashuri e përkushtim-ka përfunduar Aliaj.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë