MENU
klinika

"T'i privosh vendet nga anëtarësimi e pakuptimtë!"

Rama i ‘tërheq veshin’ BE-së nga Gjermania: Do të martohet me ne por s’na flet!

18.10.2020 - 14:54

Kryeministri Edi Rama foli në Mynih të Gjermanisë, në Forumin “Europa Park” për integrimin në Bashkimin Evropian. Sipas Ramës, është e pakuptimtë privimi nga anëtarësimi në BE, pasi duhet të flasin, në mënyrë që të ‘martohen’.

Ai i ka ‘tërhequr veshin’ BE-së, pasi sipas Ramës, duhet të shikojë mekanizmin e anëtarësimit.

“Ne duam të jemi pjesë e BE, por të jem i drejtpërdrejtë nuk mund të imagjinoj një shtëpi që funksionon mirë, ku nipërit e vegjël i vënë veto gjyshërve. Një Evropë që nuk funksionon me 28, 27 tani, mund të funksionojë me 33 vende? Nuk mund të funksionojë normalisht, është e mundur, por kjo nuk është e zgjidhshme nëse fuqitë e mëdha të Evropës ulen për ta përshtatur mekanizmin. Ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër me Evropën. Sikur duam të martohemi, por nuk flet. Ne duam të martohemi me ju, por duhet të flasim. Ne duhet të bëhemi shtete të besueshme demokratike”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për krimin e organizuar ndërkombëtar. Gjatë fjalës së tij Rama tha se gazetat e ekzagjerojnë të vërtetën, teksa theksoi se krimi i organizuar është ndërkombëtar dhe nuk mund të citohet se krimi është vetëm në Shqipëri.

“Kur bullgarët donin të hynin, gazeta shkruante që do t’i vrisnin. Kur donin në hynin Romunët, mendonin se do të përplaseshin me lejlekët. Çdo vend që i qaset derës së unionit do të përballet me këto. Nuk ka krim shqiptar, krimi i organizuar është ndërkombëtar. Si është e mundur që të dhënat për kriminalitetin janë të shkëputura? Në Holandë shqiptarët tashmë janë bërë gjëja më e keqe. Një gazetë me titull të madh se një bandë shqiptarësh ishte shkatërruar. 9 ishin arrestuar, 3 holandezë, një belg, dy nga Polonia, dikush nga Maroku dhe në të ishin dy shqiptarë 65-vjeçarë që ruanin magazinat ku kultivohej droga, por për politikën ishte mirë që ta paraqiste si bandë shqiptare”, tha Rama

Gjatë takimit, Rama zbuloi se presidenti i Francës, Emmanuele Macron i ka pohuar privatisht se integrimi në BE do të jetë i vështirë për shkak të kundërshtares së tij politike, Marin le Pen. Rama thotë se i ka kërkuar Macron që ta thotë publikisht një deklaratë të tillë.

“Emanule Macron më ka përsëritur shpesh se çelja e negociatave me Shqipëri do të jetë e vështirë për shkak të Marin le Pen. I thashë pse nuk e thua publikisht. Publikisht thonë se shqiptarët kanë probleme dhe opinioni publik e percepton se ne po bëjmë diçka të gabuar dhe se jo Macroni ka probleme me zgjedhjet.

Ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër me Evropën. Sikur duam të martohemi, por nuk flet. Ne duam të martohemi me ju, por duhet të flasim. Ne duhet të bëhemi shtete të besueshme demokratike”, tha Rama.

Rama ka deklaruar nga Mynih në Gjermani se presidenti i Francës, Emanuele Macron i ka pohuar privatisht se integrimi në BE do të jetë i vështirë për shkak të kundërshtares së tij politike, Marin le Pen.

Rama thotë se i ka kërkuar Macron që ta thotë publikisht një deklaratë të tillë.

“Emanule Macron më ka përsëritur shpesh se çelja e negociatave me Shqipëri do të jetë e vështirë për shkak të Marin le Pen. I thashë pse nuk e thua publikisht. Publikisht thonë se shqiptarët kanë probleme dhe opinioni publik e percepton se ne po bëjmë diçka të gabuar dhe se jo Macroni ka probleme me zgjedhjet.

Ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër me Evropën. Sikur duam të martohemi, por nuk flet. Ne duam të martohemi me ju, por duhet të flasim. Ne duhet të bëhemi shtete të besueshme demokratike”, tha Rama.

Kryeministri ka folur për një investim prej 28 miliardësh, për energji, infrastrukturë dhe digjitalizim. Ai u ka bërë thirrje kompanive europiane që të ndihmojnë për të zbatuar këtë plan.

“Investuesit po bëhen gjithmonë e më të interesuar që të bëhen pjesë e rrugëtimit tonë, për shkak të legjislacionit mjaft të favorshëm dhe për shkak të bukurisë së vendit. Ne jemi mjaft të mirë pozicionuar për sa u takon burimeve natyrore. Jemi i vetmi vend që furnizohet me energji të pastër. Ka një plan i cili u prezantua nga Komisioni javën e kaluar, i cili është një fond prej 28 miliardësh për investim në energji, infrastukturë dhe digjitalizim, është një mundësi e mirë, një shans i jashtëzakonshëm për t’u përfshirë kompanitë evropiane, apo gjermane, për t’u përfshirë, për të ardhur në rajon, e për të ndërtuar autostrada, infrastrukturën energjetike, atë të gazit-sjellësit, sigurisht edhe infrastrukturën digjitale. Shpresoj fortë që do të gjejmë mënyra me qeverinë dhe kompaninë gjermane që do të na ndihmojë për të zbatuar këtë plan. Nëse ky plan do të zbatohet rajoni do të jetë në një pozitë krejt të ndryshme në dekadën e ardhshme”, tha Rama.

Përmes batutave Rama tha se Europa do të martohet me Shqipërinë por nga ana tjetër nuk i flet asaj. Sipas tij të privosh vendet nga anëtarësimi është e pakuptimtë, ndërsa në fund u bëri thirrje që të vizitojnë Shqipërinë, duke u shprehur se për të huajt është vendi më i sigurt në Europë.

“Nuk mund të imagjinoj një shtëpi që mund të funksionojë mirë nëse nipat e vegjël i vënë veto gjyshërve. Pozicioni ynë është shumë i çuditshëm. Ne jemi të verbuar nga dashuria për evropën por ajo thotë se do të martohet me ne Por si mund të martohemi kur Evropa nuk na flet.

Negociatat janë gjëja më e rëndësishme për vendet tona. Anëtarësimi do të vijë për pasojë të saj por negociata është çka është reale për ne. T’i privosh vendet nga ky instrument është pa kuptim. Është momenti i duhur për t’ju thënë ejani të vizitoni Shqipërinë, është larg 1 orë e disa minuta. Nuk do të pendoheni. Është vend i bukur, për të huajt është vendi më i sigurt në Evropë”, tha Rama.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!