Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas incidentit në landfillin e Sharrës, ku Belind Këlliçi dhe Ina Zhupa u konfrontuan me punonjësit në këtë landfill.
Ai kërkon nga SPAK të nisin hetimet.
- Reagimi i plotë
Ngjarja e sotme në Sharrë, ku Edi Rama dhe Erjon Veliaj nxorrën punonjësit për të penguar opozitën të tregojë me fakte të verteteën e vjedhjes së miliona eurove në landfill është dëshmia më qartë e aferës së tmerrshme korruptive që duan të fshehin.
Mafia e plehrave përdori sot punonjësit që janë për bukën e gojës për te fshehur te verteten, qe ne ate vend po vidhen parate e shqiptareve.
Ashtu sic bene me ngjarjen e tmerrshme ku humbi jeten Ardit Gjoklaj, ngjarje per te cilen Erjon Veliaj duhet te ishte para drejtesise, edhe sot ata po mundohen te pengojne te verteten duke paguar e shantazhuar mediat qe te heshtin dhe duke perdorur punonjesit per te penguar publikimin e fakteve.
Drejtesia duhet te veproje pa humbur kohe. SPAK duhet te zgjohet nga gjumi dhe ti tregoje shqiptareve se eshte i pavarur nga qeveria.