Zv.kryeministrit Erion Braçe vijon akuzat kundrejt kreut demokrat për vilat luksoze në Palasë.
Në një postim në rrjete sociale, teksa lavdëron bukuritë natyrore të Divjakës, Braçe duke iu referuar Bashës shkruan “Për ty që shkove bleve një shtëpi 500,000 mijë euro atje”.
Kjo vjen pas akuzave të kryebashkiakut Erion Veliaj, se kryetari i Partisë Demokratike ka marrë dy vila në kompleksin luksoz Vala Mar në bregdetin e Palasës.
Ndërsa Basha pasi i ka mohuar akuzat tha se për Veliajn do të depozitojë një padi të tretë ditën e nesërme.
“Me besoni, nuk ka gje me te bukur e me ngjyre se #divjakanevjeshte! Jo te gjithe fluturojne, natyrisht! Por ne i kemi krijuar mundesi gjithkujt ti arrije keto bukuri nga toka ne shtigjet e parkut, duke ecur neper to por edhe me varka permes strugave; Aaaa po, jo kaq lart, por lart ne ajer ju ngjit shkallarja e #KULLA360G! Mos harroni edhe nje gje; Kane nisur te dalin produktet tona te vjeshtes dhe jane me cmime 70-100% me te lira se ne Tirane apo gjetke.
Palasa u fik si per ty qe shkove e bleve nje shtepi 500,000 euro atje, ashtu dhe per ty tjetrin qe le leket e vitit atje duke pare shkemb, asfalt, zall e uje, patjeter edhe cantes qetullat; Ne Lalez ke frike te shkosh se te del perpara kapaku i pusetes dixhitale qe mezi mbylle dhe frika shtohet nga tifozet e dehur te Selltikut; Nderkohe, Divjaka eshte hapur, me ajer pafund e te paster, ngjyra, zogjte shtegetare qe tani mbipopullojne parkun, qetesi absolute-kush kerkon ate shpirterore ka kishen e Shen Thanasit ne Karavasta, ushqimin e paster e te fresket; hapesiren e pafund per distancim fizik! Shko ne Divjake dhe ndrysho diten”, tha ai.