“Ata kanë nevojë për ne më shumë sesa kemi ne për ata.” Ky ishte një argument i avancuar shpesh nga mbështetësit e Brexit në prag të referendumit të Mbretërisë së Bashkuar në 2016.
Ndikimi i biznesit të BE do të peshonte në favor të Britanisë në negociata. Makinat gjermane, vera franceze, ajo italiane, proshutat daneze … mendja e shëndoshë do duhej të mbizotëronte dhe Brukseli do të siguronte që mallrat evropiane të shkonin pa probleme në MB.
Por tre muaj para datës së daljes zyrtare së 31 Dhjetorit që do të prishë sistemin aktual të tregtisë dhe me sirenat paralajmëruese që tani po zhurmojnë, bisedimet mbi rregullimet e ardhshme kanë qenë në një moçal. Negociatat rinisin këtë javë.
Në javët e fundit shumë eksportues të mëdhenj evropianë në MB – si dhe homologët e tyre britanikë që shesin në Evropë – kanë dëgjuar thirrje alarmi. Nëse nuk ka ndonjë marrëveshje, ata paralajmërojnë përçarje dhe kosto më të larta në të dy anët e Kanalit Anglez.
1 Janari do të sjellë ndryshime të mëdha, me doganat dhe burokracinë rregullatore që fillojnë pasi UK të largohet nga Tregu i Vetëm i Bashkimit Evropian dhe Bashkimi Doganor.
Por dështimi për të arritur një marrëveshje të re tregtare do të amplifikojë fërkimet, dhe kjo mes sulmit të pandemisë së koronavirusit që tashmë ka shkaktuar vështirësi shkatërruese.
E rrjedhimisht pra, një marrëveshje tregtarë për epokën post-Brexit është ekzistenciale për biznesin evropian