Krizat e shëndetit publik kanë krijuar teori konspirative, qyshse Vdekja e Zezë rrënuan Europën në vitet 1300, ndërsa njerëzit dëshpërueshëm përpiqeshin të kuptonin forcat kaotike që prishnin jetët e tyre.
Ndërsa shkenca moderne ofron një kuptim më të mirë se si sëmundjet infektojnë njerëzit dhe si t’i kontrollojnë ato, teoritë e konspiracionit COVID-19 po përhapen me shpejtësi përmes mediave sociale, mediave jo të besueshme dhe nga udhëheqësit tanë politikë, përfshirë këtu presidentin e ShBA-së Donald Trump.
Rezultati: shumë tani besojnë në teoritë e konspiracionit në lidhje me pandeminë dhe, në mënyrë alarmante, të njëjtët njerëz ka më pak të ngjarë të marrin hapa për të parandaluar përhapjen e virusit.
Në një studim të Qendrës së Politikave Publike të Universitetit të Pensilvanisë “Annenberg”, botuar në shtator në Shkencat Sociale dhe Mjekësinë, studiuesit anketuan një grup prej 840 të rriturish amerikanë – së pari në fund të marsit, dhe pastaj përsëri në mes të korrikut – për të përcaktuar se si besimet dhe veprimet e amerikanëve në lidhje me pandeminë ndryshuan me kalimin e kohës. Në përgjithësi, ata zbuluan se teoritë e konspiracionit COVID-19 nuk janë vetëm të zakonshme, ato po fitojnë tërheqje. Në mars, 28% e njerëzve besuan në thashetheme, të hedhur poshtë, se qeveria kineze krijoi koronavirusin si një armë biologjike; ky numër u rrit në 37% deri në korrik. Rreth 24% besuan se Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e ekzagjeruan rrezikun e virusit për të dëmtuar politikisht Trump-in, pavarësisht nga mungesa e provave; deri në korrik, kjo shifër u rrit në 32%. Dhe në mars, rreth 15% e të anketuarve thanë se besonin se industria farmaceutike krijoi virusin për të rritur shitjet e ilaçeve dhe vaksinave – një tjetër teori e pabazuar – krahasuar me 17% në korrik.
Pavarësisht nëse dikush mendon se NASA e punësoi Stanley Kubrick për të shtirur uljen në Hënë ka pak ndikim te bota, përtej këtij personi. Por në rastin e një pandemie – e cila kërkon që njerëzit të ndjekin udhëzimet e shëndetit publik në mënyrë që të mbajnë të sigurt njëri-tjetrin – mendimi konspirativ mund të ketë pasoja shqetësuese. Në të vërtetë, studimi i “Annenberg” zbuloi se vetëm 62% e njerëzve që kishin më shumë gjasa të besonin në konspiracione e koronavirusit thanë se mbanin një maskë çdo ditë kur ndodhen rreth njerëzve të tjerë larg shtëpisë, krahasuar me 95% të jobesimtarëve. Për më tepër, njerëzit që besojnë teoritë e konspiracionit COVID-19 kishin 2.2 herë më pak të ngjarë të thoshin se donin të merrnin një vaksinë në Mars; deri në korrik, ata kishin 3.5 herë më pak gjasa të dëshironin të vaksinoheshin.
“Besimi në teoritë e konspiracionit pandemik duket të jetë një pengesë për minimizimin e përhapjes së COVID-19”, ka thënë në një deklaratë Dan Romer, drejtor i kërkimit të Qendrës së Politikave Publike “Annenberg” dhe bashkautor i studimit.
Ku po i marrin njerëzit teoritë e komplotit COVID-19? Besimtarët kishin më shumë të ngjarë të ishin përdorues të rëndë të mediave sociale dhe shikues të mediave konservatore si Fox News, zbuloi studimi. Ndërkohë, njerëzit që shikojnë kanale të tjera televizive të lajmeve kishin më shumë gjasa të ndiqnin udhëzimet e shëndetit publik dhe të dëshironin vaksinimin. Ndërsa studiuesit thonë se ata e kuptojnë se si po përhapen teoritë e konspiracionit pandemik, ata thonë se është ende një sfidë për t’i bërë besimtarët të rishikojnë pasi të jenë përpirë në to.
Studime të tjera sugjerojnë që thjesht korrigjimi i informacionit të rremë zakonisht nuk funksionon dhe madje mund të bëjë që disa njerëz të besojnë komplotet edhe më thellë. “Teoritë e konspiracionit janë të vështira për t’u zhvendosur sepse ato japin shpjegime për ngjarje që nuk janë kuptuar plotësisht, të tilla si pandemia e tanishme, luajnë me mosbesimin e njerëzve ndaj qeverisë dhe aktorëve të tjerë të fuqishëm dhe përfshijnë akuza që nuk mund të kontrollohen lehtësisht nga faktet”, ka thënë Kathleen Hall Jamieson bashkautore e studimit dhe drejtore e Qendrës së Politikave Publike, Annenberg. (TIME)