MENU
klinika

Mjeku shqiptar në SHBA: E vetmja mënyrë për...

Çfarë ndodh nëse e mbajmë maskën 6 javë?

19.10.2020 - 13:35

Skënder Murtezani, mjeku shqiptar që punon si epidemiolog në SHBA, beson fort se maska është mjeti i vetëm mbrojtës që mund të luftojë koronavirusin.

Profesori i mjekësisë klinike thekson se nëse maska mbahet rregullisht për 6 javë siguron që virusi të mos shumohet më tej. Pra, nëse të gjithë tregohen të përgjegjshëm, virusi mund të shkatërrohet për rreth 1 muaj e gjysmë.

Doktor Murtezani, bazuar në eksperiencën e tij, beson se kjo është mënyra që virusi të luftohet për aq kohë sa nuk dimë se kur do të kemi një vaksinë. Ai merr shembullin e Zelandës së Re ku që prej 1 majit me karantinën, masat strikte, distanca dhe maska e detyrueshme bënë që virusi të largohet. Po ashtu i referohet edhe Kinës që arriti ta mbajë nën kontroll virusin paq rreth 1 muaj e gjysmë.

Ai e përkrah idenë e maskës me detyrim në Shqipëri edhe në rrugë sikurse është bërë në disa vende të tjera të botës. Më herët doktori ka komentuar edhe kurën që përdoret për trajtimin e pacientëve me koronavirus, duke thënë se disa ilaçe kanë si efekt anësor tendencën e vetëvrasjes.

Mjeku sqaroi se përse maska është e vetmja mënyrë tani për tani për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“E vetmja mënyrë për të zvogëluar transmetimin e virusit nga njeriu në njeri është maska. Zakonisht nëpërmjet hundës dhe gojës virusi shumohet në një mënyrë aq të shpejta, saqë pastaj me qindra-miliona del jashtë duke u kollitur, duke folur, duke u teshtirë. Edhe kjo duhet më u ndërprerë që virusi ta humbë territorin e saj ku shumohet e ushqehet. Nga kjo, Kina pati sukses të madh, ku për një muaj e gjysmë, reduktoi përhapjen nëpërmjet përdorimit të maskës në mënyrë disiplinore

Distanca është shumë e rëndësishme dhe higjiena në shtëpi dhe jashtë shtëpisë. Duke marrë parasysh se kohëzgjatja e sëmundjes në 95 për qind të rasteve është 14-21 ditë. Nëse asaj i shtohen koha e inkubimit që është prej 2.2 ditë deri në 12 ditë. Domethënë dikush është në ditën e 12-të, derisa bëhet shërimi 21 ditë i atij që është i sëmurë e këtu bëhen 6 javë.

Po ta vëmë maskën, vetë trupi i njeriut e shkatërron virusin për 2-3 javë”, tha mjeku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN