MENU
klinika

"Bashkëpunim mes institucioneve"

Pakti detar me Greqinë, Meta para vizitës së Dendias-kusht Ramës

19.10.2020 - 14:53

Presidenti Meta u pyet edhe për vizitën e nesërme të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias që vjen për marrëveshjen e detit Shqipëri-Greqi.

I pyetur se nëse do të jepte “ok” e tij që qeveria të vijonte me marrëveshjen, Meta tha se një gjë e tillë bëhet për të hequr vëmendjen nga problemi më madhor që sot kanë shqiptarët, zgjedhjet e 25 prillit.

“Është pyetje që nuk ka vend në këtë konferencë për shtyp, besoj se e ka marrë përgjigjen me kohë, ato kanë qenë shumë bashkëpunuese dhe transparente me aktoret vendas dhe ndërkombëtar.

Prej vitesh nuk kam marrë përgjigje nga kryeministri dhe aktorët e tjerë, kjo është një çështje që kërkon bashkëpunimin mes dy institucioneve.

Nuk mund të vendosin mbi të ardhmen e shtetit. Mungesa e legjitimit të kësaj qeverie, të falë nga dosjet e Shijakut e Dibrës ka bërë që të kemi shumë kushte, shkelja brutale e 5 qershorit është një akt tepër i rëndë.

Çdo lloj marifeti për të sjellë çështje të tjera që të bëjnë që të harrohet kjo çështje madhore janë pa vlerë nga cilido marifetçiu,” tha Meta

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!