MENU
klinika

"Vizita e Dendias çon përpara axhendën greke"

Vizita e ministrit grek në Shqipëri, PDIU dhe Lëvizja Vetëvendosje protestë nesër

19.10.2020 - 19:47

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet njofton se të martën do të zhvillojë një protestë përpara Ministrisë së Jashtme pasi në Tiranë vjen ministri i jashtëm grek Nikos Dendias.

Në njoftimin e tyre ata thonë se do të zhvillojnë një tubim paqësor për çështjen çame, heqjen e ligjit të luftës si dhe 12 miljet detare shqiptare.

‘I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të gjitha shoqatave patriotike të na bashkohen përpara Ministrisë së Jashme, për të protestuar së bashku me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, vizitë e cila nuk parashikon asnjë nga çështjet që shqetësëojnë shqiptarët, por çon përpara axhendën greke. I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të marrë parasysh axhendën e BE për zgjidhjen çështjes çame” – shkruhet në deklaratën e PDIU.

Në mbështetje të këtij tubimi ka ardhur dhe lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri të cilët shprehen se do t’i bashkohen.

Ata shkruajnë se qeveria e Shqipërisë nuk duhet të përfshihet në pazare me territoret e vendit, aq më pak në një çështje e cila mban verdiktin unanim të Gjykatës Kushtetuese.

“Ne u bashkohemi kërkesave të shtruara publikisht për këtë tubim, nga Shoqata patriotike “Çamëria” dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Këto kërkesa lidhen me zgjidhjen çështjes shqiptare të Çamërisë, heqjen e ligjit të luftës dhe delimitimin e drejtë të kufijve detarë. Çështjet që ngrihen në këtë tubim paqësor janë në përputhje me qëndrimet e bëra publike në vazhdimësi nga Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri. Ne, në komunikatën e datës 4 shtator 2020, kemi sqaruar se Greqia nuk e ka të drejtën e zgjerimit me 12 milje në dëm të ujërave të Shqipërisë dhe se Tirana zyrtare ka për detyrë ta kontestojë këtë diktat grabitqar.

Në mungesë të kundërshtimit zyrtar, falja e territorit shqiptar bëhet fakt i kryer. Qeveria e Shqipërisë nuk duhet të përfshihet në pazare me territoret e vendit, aq më pak në një çështje e cila mban verdiktin unanim të Gjykatës Kushtetuese. Qeveria e Shqipërisë ka për detyrë t’i paraqesë përfaqësuesve të shtetit grek kërkesat legjitime për shfuqizimin e ligjit të luftës, njohjen e gjenocidit ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë, njohjen e pakicës autoktone shqiptare në Greqi, hapjen e shkollave shqipe në bazë të konventave evropiane, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore arvanitase në dhe çështje që lidhen me të drejtat e emigrantëve. Shqipëria nuk i ka asnjë borxh Greqisë. Drejtësia dhe barazia janë themeli i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë bazuar mbi reciprocitetin. Çdo qytetar duhet të ndiejë detyrën për t’u bashkuar në këtë tubim paqësor” – shkruan Lëvizja Vetëvendosje në faqen e tyre zyrtare.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!