MENU
klinika

Jep miratimin

Hapja e Ambasadës në Izrael/ Hoti i çon Thaçit kërkesën

20.10.2020 - 09:16

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka dhënë pëlqimin e tij për të dërguar te presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kërkesën për hapje të misionit diplomatik në Izrael.

Ai i ka bërë këto komente pas takimit konsultativ me Ministrën për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj Stublla.

“Kryeministri theksoi se Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe se vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve vjen si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë”, është thënë në komunikatën për media të kryeministrisë.

Kryeministri Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump.

Njohja reciproke midis Kosovës dhe Izraelit është e përfshirë në këtë marrëveshje.

Sipas këtij dokumenti, Kosova është zotuar se do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe se do ta hapë misionin e saj diplomatik në Jerusalem, ndërsa Serbia është zotuar se do ta zhvendosë ambasadën e saj ekzistuese në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem./REL

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë