MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Kosova afër anëtarësimit edhe në një organizatë

15.10.2018 - 19:30

Kosovë

Ardhja e një personi në krye të Interpol-it nga një vend i cili e njeh pavarësinë e Kosovës do të thotë një mundësi e madhe për vendin që të pranohet në organizatën ndërkombëtare të policisë, por kjo nuk do të thotë se shanset janë edhe aq të mëdha. Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, deklaroi se është optimist për pranimin e Kosovës në Interpol. Shanset e pranimit të Kosovës në organizatën e policisë janë rritur pasi tani në krye të saj erdhi Kim Jong Jang nga Korea e Jugut, vend ky që e njeh pavarësinë e Kosovës.

Maqedoni

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në fjalimin para deputetëve në Kuvend ku ka nisur debati për ndryshimet kushtetuese është shprehur i gatshëm të falë të gjithë të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Kuvend, më 27 prill të vitit 2017, me qëllim sigurimin e dy të votave për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë për emrin. Në mesin e të akuzuarve për ngjarjet e dhunshme në institucionin ligjvënës janë edhe gjashtë deputet të VMRO-DPMNE, mbështetjen e të cilëve synon shumica parlamentare.

Greqi

Derisa Kuvendi i Maqedonisë po mundohet të sigurojë shumicën e votave për ndryshimet kushtetuese që burojnë nga Marrëveshja e Prespës, ministri grek për Çështje Detare, Fotis Kuvelis, shprehet i bindur se Marrëveshja do të kalojë në Kuvendin e Greqisë. Ai theksoi se kjo është Marrëveshje e dobishme për Greqinë.

Kosovë

Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha të hënën se së pari duhet të mbahen zgjedhjet parlamentare, pastaj të vazhdohet me dialogun me Serbinë. Sipas tij kjo do të normalizonte gjendjen politike dhe stabilitetin institucional në Kosovë.

Maqedoni

Kuvendi i Maqedonisë të hënën ka mbajtur mbledhjen e 61-të, në të cilën në rend dite është propozimi për qasje drejt ndryshimit të Kushtetutës me udhëzime për ndryshimin dhe plotësimin e saj, i dorëzuar nga Qeveria. Pas një debati dyditor, Komisioni i Kuvendit për Çështje Kushtetuese kanë miratuar përfundimet për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese dhe qeveria në afat prej 15 ditëve duhet të përgatitë projekt-amendamnete dhe t’ia dorëzojë Kuvendit.

Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se të enjten do të ketë seancë të re plenare, ndërsa në rend dite do të jetë pakoja e ligjeve për shndërrimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri. Veseli pas mbledhjes së Kryesisë tha se Ushtria e Kosovës do të bëhet brenda vitit. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Anëtarësimi i Kosovës në organizata

Kosova afër anëtarësimit në Interpol

Ngjarjet e dhunshme në Kuvend

Zaev ofron amnisti për ngjarjet e 27 prillit


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi