MENU
klinika

"Tre muajt që na presin..."

‘Task Forca’ pro shëndetit në terren, Manastirliu ngre alarmin

20.10.2020 - 11:00

Për shmangien e një mbyllje të dytë të vendit qeveria ashpërsoi masat anti-covid duke vendosur mbajtjen e maskës me detyrim edhe në rrugë, në të kundër personat që nuk e mbanin do të gjobiteshin, gjobë që do t’u faturohet te fatura e dritave.

Për monitorimin e mbajtjes së maskave dhe zbatimit të masave anti-covid në terren por edhe në ambientet brenda, është ngritur një rrjet inspektorësh që u quajt “Task Forca” pro shëndetit. Kjo taks forcë nuk do të jetë gjobëvënës, pasi gjobat vendosen nga policia, por do të jetë këshilluese dhe monitoruese që të lajmëroi edhe policinë se diku nuk po respektohen masat anti-covid.

Ministrja e Shendetesise, Manastirliu në konferencë e kryeministrin Rama ka folur për rritjen e rasteve me Covid-19 gjatë ditëve të fundit, duke thënë se kjo rritje ka ardhur për shkak të hapjeve të shkollave, bareve dhe restoranteve në ambientet e mbyllura.

Ndër të tjera ajo është shprehur se këto 3 muaj që vijnë nuk do të jenë aspak të lehta, pasi pritet rritje numrash dhe shtim rastesh që kërkojnë hospitalizim. Ajo tha se shtimit të rasteve do i përgjigjet me më shumë testime dhe gjurmim të rasteve në terren.

“Rritja vërehet se ka ardhur si pasojë e disa elementeve që i prisnin, hapja e shkollave, bareve, restoranteve në ambiente të mbyllura dhe stina vjeshtë-dimër, rritje që edhe në kontekstin europian ka sjellë rritje rastesh dhe shtrime në spitale. Shumë vende në Europë e Botë kanë vendosur masa agresive, si kufizim lëvizje dhe orare të përcaktuara për bare e restorante, vendosje maske si obligim jashtë shtëpisë shoqëruar kjo me masa si gjoba në rast se nuk zbatohet. Kemi zgjedhur një rrugë që besojmë që ka më pak efekte, një rrugë që besojmë se do na sjellë ulje të numrit të infektimeve apo mbajtjen në kontroll të numrit të rasteve të infektimeve. Prej 1 jave është vendosur masa për maskën, shumica e zbatojnë, ka edhe nga ata që refuzojnë ta bëjnë pjesë të rutinës së përditshme, por nevojitet ndërgjegjësimi dhe vetëdija për ta vendosur maskën. Është mjeti më efikas dhe ka sjellë në ato vende ku është përdorur në vazhdimësi një reduktim të përhapjes së covid. Ne jemi 24 orë në punë, jemi në këmbë për t’ju përgjigjur çdo nevoje të çdo qytetari, kemi përgatitur kapacitetet për të përballur vjeshtë –dimrin, këto 3 muaj që s’kanë për të qenë e lehtë, pasi pritet rritje numrash dhe shtim rastesh që kërkojnë hospitalizim. Do i përgjigjemi situatës me më shumë testime dhe gjurmim të rasteve në terren. Kemi 25% të kapaciteteve në dy spitale të lira. Dy strukturat janë të përgatitura në rast të shtimit të fluksit. Në skenarët tona do përfshijmë edhe spitalet rajonale. Sado që të rrisim kapacitetet tona testime dhe gjurmime, ne s’duhet të humbim asnjë moment. Ky është normaliteti i ri, gjithë bota po jeton me rregulla, nuk kërkojnë sakrificë si në muajin mars, kur e vendosëm nën kontroll”,tha ajo.

 

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!