MENU
klinika

”Lëvizje mat”, mediat greke për ‘dakordësinë’ e detit

“Athina e dëshironte, anashkalon krizën e kushtetutshmërisë në Shqipëri, por Turqia…”

20.10.2020 - 14:25

Mediat greke e kanë konsideruar si lëvizje mat të Greqisë me dakordësinë e arritur me Shqipërinë për ta çuar çështjen e detit në institucionet e drejtësisë ndërkombëtare.

Sipas tyre, nuk meqenëse nuk ka Gjykatë Kushtetuese funksionale në Shqipëri, atëhere ngërçi ishte i dukshëm për një marrëveshje përfundimtare dhe të zbatueshme kështuqë zgjidhja ishte drejtësia ndërkombëtare.

Për mediat greke, Athina e dëshironte diçka të tillë, teksa Shqipëria është dakord, por ka një problem tjetër. Shqetësimi i grekëve vjen nga Ankaraja që nuk do sipas tyre një marrëveshje me Shqipëri- Greqi për detin.

”Ky është një zhvillim që Athina dëshironte në mënyrë që të anashkalonte humnerën e kushtetutshmërisë që ka lindur në Shqipëri dhe ka qenë justifikimi i vendosur i Tiranës që nga viti 2009 për të shmangur debatet.”– shkruajnë ato.

Këto media risjellin sërish tezën se turqit janë të interesuar për bazën e Pashalimanit në Vlorë, që do i prishte punë zgjerimit me 12 milje të Greqisë.

Megjithatë, në një nivel më të gjerë, se Ankaraja nuk dëshiron të zgjidhë një çështje tjetër të pazgjidhur midis Greqisë dhe një vendi tjetër fqinj.

”Nga Athina, iniciativa të ndryshme shqetësuese turke vërehen me interes për Shqipërinë fqinje , të tilla si, për shembull, shtrirja e përdorimit të një pjese në një port të Vlorës për përdorimin e marinës turke.”– shtojnë ato.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!