20.10.2020 - 15:23
Ish-deputetja serbe Rada Trajkoviç ka deklaruar se çdo kush nga Kosova, serb apo shqiptar duhet të jetë krenar me suksesin e Dua Lipës.
“Çdokush nga Kosova serb apo shqiptar duhet të jetë krenar për suksesin global të kësaj vajze të re.
Mbresëlënëse”, ka shkruar Trakoviç në Twitter, teksa thotë se vlerësimi i kulturës, duhet ta bashkojë popullin e jo ta ndajë.
Ky reagim i Trajkoviç vjen pasi Dua Lipa ka thyer rekord duke u radhitur si një nga artistet më të dëgjuara të të gjitha kohërave.