MENU
klinika

Portet në tre qytetet bregdetare/ "Porti i parë turistik në Sarandë do të…"

Rama jep lajmin: Javën që vjen nisim spostimin e atij në Durrës

21.10.2020 - 10:23

Kryeministri Edi Rama tha se javën që vjen do nisë spostimi i portit ekzistues në Durrës. Gjithashtu do të hidhet në një garë ndërkombëtare porti i ri këtij qyteti që do zhvillohet “në anën tjetër, aty ku është dhe plani i zonës së lirë ekonomike që jemi shumë optimistë që do funksionojë”.

“Së shpejti do nisim transformimin e madh të Durrësit të spostojmë portin ekzistues që e ka mbaruar prej kohësh misionin e tij si një port komercial mallrash në mes të qytetit që është një infrastrukturë e dalë kohe prej kohësh me standarte mjedisore shumë të ulëta, për të mos thënë zero e pengon në mënyrë gjithmonë e më shqetësuese hedhjen e një hapi në një epokë tjetër, është një infrastrukturë me potencial të jashtëzakonshëm sa i përket turizmit”.

Rama tha se qeveria është në diskutime me partnerë ndërkombëtarë, “flas për shtete jo kompani e shpresoj që më herët se vonë do kemi një marrëveshje shtetërore që do jetë investimi më i madh privat në Shqipëri, historikisht, në formulë bashkëpunimi me shtetin”.

Ndërsa e njëjta gjë parashikohet dhe për portin e Vlorës.

“Po kështu do bëjmë dhe me Vlorën porti ekzistues është infrastrukturë arkeologjike në aspektin e standartit, shërbimeve dhe impaktit negativ që ka në zonën e bregdetit që prek drejtpërdrejt qytetin.

Vizioni i zhvillimit të mëtejshëm me pjesën 3 të Lungomares përfshin dhe një port turistik, për të krijuar një kanal të ri kontakti me Vlorën, sikundër Durrësin.
Dhe për Vlorën jemi gati për një proces ku do mund të sistemojmë me standarte bashkëkohore portin e shërbimeve”.

Sipas Ramaës, “Në pak javë do mund edhe të fillojmë të japim gjithë autorizimet për fillimin e portit të tretë, që do jetë i pari që do nisë turistik, në Sarandë, për të cilin kemi marrë një propozim fantastik e që ndryshon aty paradigmën e zhvillimit të Sarandës”.

Shqipëria tha Rama “do hyjë në një hartë ku ka munguar me dekada, harta e turizmit të detit në aspektin e ekonomisë së detit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN