MENU
klinika

Rrezikon 40 vite burg!

Nga talent në muzikë, në pranga për heroinë

15.10.2018 - 17:27

Antonella Barba, tashmë në moshën 31 vjeçare, ishte një prej konkurrenteve të “American Idol”, ku u vlerësua maksimalisht për zërin e saj, por tashmë jeta e saj ka marrë një rrjedhë krejtësisht tjetër.

“DailyMail” shkruan se Barba u arrestua në Norfolk County të Virxhinias të enjten, për shitje dhe kontrabandë të heroinës. Ajo është akuzuar për shpërndarjen e heroinës me qëllimin për ta shitur, një krim që dënohet prej pesë deri në 40 vjet burg.


Ligjet e drogës së Virxhinias janë konsideruar si një nga më të rreptat në vend, veçanërisht kur bëhet fjalë për heroinën. Vetëm posedimi i heroinës mund të rezultojë në një dënim me burg prej 12 muajsh.

Kjo është hera e dytë që Barba ka pasur probleme me ligjin. Në vitin 2011, ajo u arrestua për vjedhje dyqani në qytetin e Nju Jorkut. Një vit më vonë, ajo u shfaq në një tjetër reality show – “Fear Factor”. Barba fitoi famë kur u shfaq në “American Idol”, gjatë sezonit të gjashtë të tij në vitin 2007.


Ajo u eliminua pak para se të zgjidheshin 12 këngëtarët më të mirë për konkurrencën e talenteve. Barba shkaktoi një trazim në atë kohë pasi u fotografua duke u paraqitur në skenë me një bluzë të lagur në burimin e Përkujtimit të Luftës së Dytë Botërore, sipas TMZ.