MENU
klinika

Rama publikon videon

Vazhdon puna në kantierin e Aeroportit të Kukësit

22.10.2020 - 08:32

Aeroporti i Kukësit do të jetë gati në pranverën e vitit 2021. Kështu ka deklaruar më herët kryeministri Edi Rama i cili sot ka publikuar një video nga punimet në këtë aeroport.

Ai shkruan se falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Europian një projekt i shumë ëndërruar.

Mirëmëngjes, dhe me kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Europian një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.